Kryeministri Rama, ka gjetur pak kohë për tu shkëputur nga takimet me qytetarët, për ti dedikuar një mesazh të qartë kreut të Shtetit, Ilir Meta. Ai ka zgjedhur sërish që përmes ironisë, të japë mesazhe të forta.
“Zyrtare sot: Selia e opozitës rrugore është Presidenca e Republikës dhe udhëheqësi i katër galaktikëve të shtabit të revolucionit imagjinar për të mbrojtur me dhunë republikën e votën e popullit nga vetë populli, është vetë ai, Salvator Haxhi Qametaj. Çfarë karnevalesh politike”, shkruan Rama, në një postim në Twitter.
Ai nuk e ka lënë me kaq, por ka vijuar me një mesazh tjetër thumbues.
“Qeshni me ta dhe me qetësi e dashuri t’u japim një mesazh kumbues të dielën,duke votuar ose mosvotuar,por duke qenë të gjithë bashkë në një mendje se Shqipëria s’mund të jetë kurrë, një shesh për përsheshin e gatuar tërë këta muaj, të cilin duhet ta hanë ata që na e servirën”.