Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot takime pas ftesës së djeshme nga liderëve të partive politike në vend për t’u ulur e për të diskutuar mbi zgjidhjen e krizës politike.
Megjithatë, dje Meta mori refuzimin e Ramës për t’u takuar, teksa kryeministri reagoi me ironi duke thënë se ishte i zënë me fushatën dhe nuk kishte kohë.
Pavarësisht kësaj, presidenti ka pritur sot në zyrë kreun e PD-së, Lulzim Basha, takim i cili ka përfunduar, ndërsa pak më parë mësohet se në zyrën e kreut të Shtetit ka mbërritur kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.
“Sot prita në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha për të diskutuar mbi krizën aktuale që po kalon vendi. Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë”, shkroi Meta pas takimit me Bashën.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/2344144852298441/?type=3&theater