Deputeti që pranoi mandatin, Lefter Maliqi është përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme me kreun e PUK-së, Idajet Beqiri.
Të ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën”, Beqiri në një moment ‘thumbon’ Maliqin, duke i thënë se kryeministri Rama kishte bërë gabim që nuk kishte publikuar mesazhin ku deputeti i kërkonte të bëhej kryebashkiak i Kuçovës. Ndërkohë, Maliqi ka ndërhyrë i revoltuar.
Pjesë nga debati:
Beqiri: E di ku është gabimi i Ramës, që nuk nxori atë mesazhin që doje të bëheshe kryetar bashkie. Të vuri hunë ndaj u tërbove kshu ti.
Maliqi: Po ik o burgaxhi ik. O burgaxhi
Beqiri: Ke lënë koqen e namit. Ti ke vajt në sa parti, po ke leviz hu më hu.
Maliqi: Po pusho o burgaxhi pusho se ke qenë në burg
Beqiri: Po e di mirë ti për ca kam qenë në burg unë
Maliqi: Këto që më thua ti mua janë shantazh
Beqiri: Ti bëhesh drejto burg e merr lek dhe paguan zgjedhjet
Në 1 korrik ti vdes bashkë me atë politikën tënde
Maliqi: Vdes ti bashke me ata të tutë