Vlora u trondit ditën e sotme pas një krimi në familje. Burri ka vrarë në mënyrë makabre bashkëshorten duke e goditur në kokë e fytyrë me levë.
Sikur kjo të mos mjaftonte, opinioni publik sërish është “shtangur” nga dy arrestime që lidhen pikërisht me dhunën ndaj grave. Raportohet se dy të arrestuarit kanë ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj dy grave, njëri ndaj kunatës dhe tjetri ndaj bashkëshortes së tij.
Policia ka arrestuar shtetasin G. A., 56 vjeç, banues në Vlorë dhe shtetasin me iniciale F. K., 23 vjeç, banues në Vlorë. Ndalimi i këtij të fundit u bë pasi më datë 16.06.2019, në banesë në lagjen “15 Tetori” dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, për motive të dobëta, njofton policia e Vlorës.