Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Kaluan vijën e kuqe”,Kisha Orthodokse: Masa atyre që i hapën derën politikanëve

6 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
“Kaluan vijën e kuqe”,Kisha Orthodokse: Masa atyre që i hapën derën politikanëve

Nga Anxhela Ferra

Çdo herë që ka pasur fushata zgjedhore në vend, politikanët mundohen në mënyra të ndryshme të tërheqin elektorat. Duke shfrytëzuar sa më shumë ambiente e metoda bindëse. Por, këtë herë, veç gjendjes së pazakonte në të cilën ndodhet politika, Partia Socialiste ka zgjedhur të bëjë fushatë dhe në vende të ndaluara. Kandidatja për bashkinë e Roskovecit, Majlinda Bufi ka dhënë një intervistë në mjediset e kishës monument kulture të Shën Nikollës.

Drejtori i Zyrës së Katekizmit në Kishën Ortodokse Miron Çako në një intervistë për Tirana Today thotë se politika po kalon vijën e kuqe.

“Kjo është e papranueshme për Kishën Ortodokse, sepse e para është bërë pa leje dhe ne nuk dinim asgjë për çfarë është bërë aty. E dyta, kjo cënon marrëveshjen shtet-kishë. Në nenin 21 thuhet që ndërtesat dhe objektet që shërbejnë për kryerjen e ceremonive fetare, konsiderohen të shenjta nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë. Ndërhyrja e autoriteteve shtetërore në to është e ndaluar. Kryetarja e Bashkisë së Rroskovesit, Majlinda Bufi shfajësohet duke thënë që ai është një monument kulture. Dhe e ndjen veten pronare në këtë monument kulture.”

Por, edhe në këtë rast marrëveshja e ratifikuar në vitin 2009 mes shtetit dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë e ndalon këtë gjë. Madje Çako akuzon qeverinë se ndjehet pronare në vende kishtare që janë restauruar nga qeveria. Edhe pse janë prona të Kishës, ato ende nuk i janë kthyer plotësisht.

“Ky është një problem që po përballon Kisha Ortodokse me shtetin dhe Ministrinë e Kulturës, sa i takon restaurimit të monumenteve të kulturës. Në ato vende ku ka ndërhyrë qeveria, sidomos qeveria e rilindjes, këto vepra po shihen si pronë të qeverisë. Qeveria thotë unë i kam restauruar dhe mund të bëj çfarë të dua.

Shumë herë ambientet janë përdorur për qëllime që shkojnë ndesh me parimet e Kishave. Kemi rastin e Kishës së Shën Mërisë në Berat, që ishte një fyerje, sidomos me ato veshjet e atyre vajzave që nuk i përshtatej vendit. Ose janë bërë dhe këto konkurset e bukurisë apo e koncerte.

Për të gjitha këto kisha ka reaguar sepse janë bërë pa lejen e saj, duke shkelur kanunet kishtare dhe shenjtërinë e vendit. Tani vazhdon po e njëjta histori. Mirë për këto veprime “kulturore”, por tani dhe për veprime politike do përdoret kisha?! Kjo është e patolerueshme, po shkelet vija e kuqe.”

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, i cili kandidon për një mandat tjetër, zhvilloi një takim elektoral brenda ambienteve të Kishës së fshatit Lekël. Për të cilin Çako thotë se Mitropolia e Gjirokastrës po ashtu nuk ka pasur dijeni e nuk ka dhënë leje.

“Nuk ka dhënë leje Mitroplia e Gjirokastrës që të kryhet ai aktivitet. Vetëm duke marr atje quhet leje zyrtare. Edhe nëse ia ka dhënë prifti çelësin, ai nuk është zoti i Kishës. Ky i fundit duhet të marr leje nga Mitropolia dhe përgjegjësinë e mban ai që është sipër. Kështu drejtohet kisha, si çdo vend.

Nuk mund të them 100% për atë që ka ndodhur në Tepelenë. Por, mesa di unë nuk ka qenë në dijeni Mitropolia e Gjirokastrës. Tani a ka qenë kishtari, a ka qenë prifti, këtë nuk mund ta them. Edhe ai që i ka hapur derën ka bërë gabim patjetër do mbajë përgjegjësi, do merret masë. Por, çështja është që ai që di më shumë, atij i kërkohet më shumë. Shtetarit do t’i kërkohet më shumë sepse ai duhet t’i njohë ligjet. Patjetër është dhe gabimi i atyre fshatarëve të zonës, që kanë pranuar të kryhet ky aktivitet elektoral në Kishë.

Besimi i politikanëve duket nga veprat. Ti mund të thuash Zoti e bekoftë Shqipërinë apo e do Shqipërinë. Por kur nuk zbaton ligjet, ka një shprehje që thotë Krishti, ‘Pse më thërrisni Zot, kur nuk i zbatoni ato që them unë’. Dhe këto probleme që thashë unë, nuk janë vetëm të qeverisë së Rilindjes, por të gjithave në këto vite tranzicioni. Të gjitha e kanë shkelur marrëveshjen.”/ TIRANA TODAY

Tags: Kisha ortodokseMajlinda BufiMiron ÇakoMitropolia e Gjirokastrëspartia socialisterestaurimit të monumenteve të kulturësTërmet Peçi

TË LIDHURA

Tritol në një biznes në Shkodër, detajet e para
Aktualitet

Tritol në një biznes në Shkodër, detajet e para

22:41 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen
Aktualitet

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
Korçë: 85-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, bie mbi kondicioner; është jashtë rrezikut për jetën
Aktualitet

Korçë: 85-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, bie mbi kondicioner; është jashtë rrezikut për jetën

22:10 | 09/12/2025
Next Post
7 burgime të përjetshme për ushtarakun, vrau 5 gra dhe 2 fëmijë

7 burgime të përjetshme për ushtarakun, vrau 5 gra dhe 2 fëmijë

Akuza e fortë/ Berisha: Arrestohet kandidati i PS-së, Balla e liron pas 24 orësh

Akuza e fortë/ Berisha: Arrestohet kandidati i PS-së, Balla e liron pas 24 orësh

Zgjedhjet më 30 qershor, Mediu: Do të çojnë në grusht shteti

Zgjedhjet më 30 qershor, Mediu: Do të çojnë në grusht shteti







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

Joz Marku ngre pikëpyetje me reagimin e tij për rolin si opinionist në BBVA Fan Club
Showbizz

Joz Marku ngre pikëpyetje me reagimin e tij për rolin si opinionist në BBVA Fan Club

by mirseda
22:45 | 09/12/2025
0

Emri i Joz Markut është përfolur së fundmi si një nga opinionistët e mundshëm të Big Brother...

Tritol në një biznes në Shkodër, detajet e para

Tritol në një biznes në Shkodër, detajet e para

22:41 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
Korçë: 85-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, bie mbi kondicioner; është jashtë rrezikut për jetën

Korçë: 85-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, bie mbi kondicioner; është jashtë rrezikut për jetën

22:10 | 09/12/2025
Publikohen emrat e zyrtarëve nën masa pas prishjes së pallatit

Publikohen emrat e zyrtarëve nën masa pas prishjes së pallatit

21:40 | 09/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com