Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Qershor 1948: Kur Stalini tentoi të shfarosë urie 2 milionë gjermanët e Berlinit Perëndimor

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Qershor 1948: Kur Stalini tentoi të shfarosë urie 2 milionë gjermanët e Berlinit Perëndimor

U deshën vetëm 3 vite nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, dhe fillimi i Luftës së Ftohtë mes demokracive liberale dhe atyre komuniste, që Perëndimi me në krye SHBA-në, të dëshmonte epërsinë e madhe ndaj bllokut lindor të udhëhequr nga Bashkimi Sovjetik.

Në Konferencën e Jaltës në shkurtin e vitit 1945, ishte rënë dakord që pas kapitullimit zyrtar Gjermania të ndahej në 4 zona pushtimi, secila e administruar nga njëra prej fuqive të mëdha fituese. Sovraniteti i tyre i kaloi de fakto katër fuqive që siç ishte parashikuar, do ta qeverisnin Gjermaninë përmes Komisionit të Kontrollit me qendër në kryeqytetin gjerman Berlin, edhe ai vetë i ndarë në 4 sektorë.

Berlini kishte një veçanti, pasi ndodhej 160 km në brendësi të zonës lindore, të kontrolluar nga sovjetikët. Atje, autoritetet sovjetike e përforcuan ndjeshëm rolin e Partisë Komuniste gjermane, ndërsa po shtypnin gradualisht të gjitha aktivitetet e tjera politike.

Në një takim sekret në qershor 1945, Josif Stalini i informoi udhëheqësit komunistë gjermanë, se ai priste dobësimin gradual të pozitës së britanikëve brenda zonës së tyre të pushtimit, se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqeshin brenda 1 apo 2 vitesh, dhe se asgjë nuk do të ndalte krijimin e një Gjermanie të bashkuar komuniste brenda orbitës sovjetike.

Një faktor tjetër që kontribuoi në vendosjen e bllokadës, ishte se aleatët perëndimorë nuk nënshkruan kurrë një marrëveshje zyrtare, që të garantonte aksesin e tyre hekurudhor dhe rrugor në Berlin nëpërmjet zonës sovjetike. Udhëheqësit perëndimorë, u mbështetën në vullnetin e mirë të Moskës për ta pasur atë qasje.

Gjithashtu sovjetikët, i lejuan vetëm 3 korridore ajrore për të hyrë në Berlin nga Hamburgu , Bykeburgu dhe Frankfurti. Që në vitin 1946, sovjetikët ndaluan shpërndarjen e mallrave bujqësore në zonën e tyre në Gjermaninë Lindore, teksa komandanti amerikan, Lucius D. Clay , u kundërpërgjigj duke ndaluar transferimin e industrisë nga Gjermania Perëndimore në Bashkimin Sovjetik e rrënuar nga lufta.

Sovjetikët reaguan sërish, duke nisur një fushatë propagandistike kundër politikës amerikane, dhe nisur pengimin e punës administrative në të katërta zonat e pushtimit. Deri në fillimin e bllokadës në qershor 1948, administrata e presidentit amerikan Harry Truman nuk kishte vendosur nëse forcat amerikane do të mbeteshin apo jo në Berlinin Perëndimor, pas krijimit të planifikuar të një qeverie të Gjermanisë Perëndimore në vitin 1949.

Kësisoj, Berlini u bë shpejt vatra qendrore e përplasjeve mes SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik. Siç e vinte në dukje Ministri i Jashtëm sovjetik, Vyacheslav Molotov “Ajo çfarë ndodh me Berlinin, do jetë përcaktuese për Gjermaninë, dhe ajo çfarë do të ndodhë me Gjermaninë, do të ndodhë më pas edhe me Evropën”.

Përballë rrezikut komunist SHBA, Britania e Madhe dhe Franca, ranë dakord që bashkojnë zonat e tyre të pushtimit. Por krijimi i një Gjermanie Perëndimore ekonomikisht të qëndrueshme, kërkonte ndryshimin e monedhës gjermane, që ishte zhvlerësuar shumë.

Në marsin e 1948-ës, ata emetuan një monedhë të re. Kjo lëvizje u kundërshtua ashpër nga sovjetikët, që ndaluan përkohësisht qarkullimin midis zonave. Më 22 qershor 1948, sovjetikët, nxorën monedhën e tyre në Gjermaninë Lindore, ostmarkën, ndërsa 2 ditë më vonë Stalini urdhëroi nisjen e një bllokadë të madhe ndaj Berlinit Perëndimor.

Qyteti duhej të vdiste urie, ose aleatët duhej t’i dorëzoheshin kërkesave dhe kushteve të Moskës. Në atë kohë, Berlini Perëndimor kishte të garantuar vetëm 36 ditë ushqim dhe 45 ditë qymyr.

Përgjigja e aleatëve perëndimorë ishte ura ajrore, operacioni më i madh dhe më i rëndësishëm ajror i të gjithë kohërave. Nga 26 qershori 1948, kur nisi zyrtarisht fluturimi i parë i urës ajrore, deri më 12 maj 1949, mbi 270.000 fluturime në sektorin perëndimor të Berlinit çuan atje më shumë se 2 milionë tonë ushqime.

Berlinasit i quajtën avionët gjithë dashuri “bombardues me bombone dhe çokollata”, për shkak se në fillim nisën shpërndarjen në mënyrë simbolike të ëmbëlsirave. Në fundin e verës së 1948, suksesi i ‘urës ajrore’, nuk ishte ende aspak i sigurtë. Për rrjedhojë, aleatët perëndimorë ishin të gatshëm të eksploronin mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje me Stalinin, i cili e interpretoi qasjen e tyre si një shenjë dobësie.

Ai kërkoi, pa asnjë kompromis, jo vetëm anulimin e vendimit për krijimin e Gjermanisë Perëndimore, por edhe heqjen nga përdorimi të monedhës së re nga Berlini Perëndimor, për t’u zëvendësuar me ostmarkën sovjetike. Qëllimi i Stalinit ishte të rivendoste unitetin ekonomik të Berlinit, për ta përfshirë të gjithë Berlinin në sistemin ekonomik të zonës sovjetike.

Bisedimet përfunduan pa asnjë rezultat më 7 shtator 1948. Të bindur se “ura ajrore” në Berlinin Perëndimor nuk mund të rezistonte dot edhe gjatë dimrit, sovjetikët vendosën të luajnë për të fituar kohë, dhe shmangur arritjen e çdo lloj kompromisi. Por dimri i viteve 1948-1949 rezultoi të ishte çuditërisht i butë, dhe falë shpërndarjes efikase të ushqimeve nga avionët e mëdhenj amerikanë C54, furnizimet për janarin ishin 5620 tonë në ditë.

Dhe deri në prill 1949, mbërriti në 8000 tonë në ditë, dhe afro 1000 avionë ishin në gjendje të përdornin në çdo kohë korridoret ajrorë. Në këto kushte, lideri sovjetik kishte pak zgjidhje në dispozicion, nëse nuk donte të shkonte në luftë për Berlinin. Ndaj në fillim të majit ai hoqi bllokadën.

Gjatë atij operacioni heroik, ndodhën 76 aksidente, gjatë të cilave humbën jetën 39 britanikë, 31 amerikanë dhe 13 gjermanë.  Dështimi i bllokadës sovjetike, garantoi shndërrimin e Berlinit në një qytet të ndarë më dysh, brenda një kontinenti të ndarë më dysh. Situata mes Gjermanisë Lindore dhe asaj Perëndimore mbeti vazhdimisht e tensionuar, derisa në gushtin e vitit 1961 u ndërtua Muri famëkeq i Berlinit./ Tirana Today

Tags: Berlini Perendimorgjermanestalinite shfaroseTentoiurie

TË LIDHURA

NATO përforcon misionin në Detin Baltik pas shkeljeve me dronë në bazën më të madhe ushtarake të Danimarkës
Bota

NATO përforcon misionin në Detin Baltik pas shkeljeve me dronë në bazën më të madhe ushtarake të Danimarkës

22:34 | 27/09/2025
Borë në Zvicër, bllokohen disa zona malore
Bota

Borë në Zvicër, bllokohen disa zona malore

22:14 | 27/09/2025
“Amerika është në krah të Kievit”/ Zelensky falenderon Trump për mbështetjen ndaj Ukrainës
Bota

“Amerika është në krah të Kievit”/ Zelensky falenderon Trump për mbështetjen ndaj Ukrainës

21:08 | 27/09/2025
Next Post
Bllokimi i vizës nga amerikanët për Petrit Vasilin alarmon LSI-në

“Po t’jua kërkojë Babloku këta idiotët tredhin edhe...”, Vasili shpërthen ndaj Kolegjit Zgjedhor

Projekti i rrugës në Laknas, përplasje mes banorëve dhe kryeplakut

Projekti i rrugës në Laknas, përplasje mes banorëve dhe kryeplakut

Vendim me rëndësi por plot me lapsuse, ku gaboi Kryesuesi i Kolegjit Zgjedhor

Vendim me rëndësi por plot me lapsuse, ku gaboi Kryesuesi i Kolegjit Zgjedhor

JU REKOMANDOJMË

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Arkivoli “ngec” në avionin e Air Albania për orë të tëra në temperatura të nxehta

Arkivoli “ngec” në avionin e Air Albania për orë të tëra në temperatura të nxehta

22:21 | 26/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit
Aktualitet

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

by mirseda
22:50 | 27/09/2025
0

Sabah Nuzi, i dyshuar si ekzekutor i Klevis Lleshit në vitin 2020, kundrejt shumës prej 50 mijë...

NATO përforcon misionin në Detin Baltik pas shkeljeve me dronë në bazën më të madhe ushtarake të Danimarkës

NATO përforcon misionin në Detin Baltik pas shkeljeve me dronë në bazën më të madhe ushtarake të Danimarkës

22:34 | 27/09/2025
Borë në Zvicër, bllokohen disa zona malore

Borë në Zvicër, bllokohen disa zona malore

22:14 | 27/09/2025
Klima e biznesit, DASH publikon raportin për vendin tonë: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, por me sfida strukturore përpara

Klima e biznesit, DASH publikon raportin për vendin tonë: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, por me sfida strukturore përpara

21:40 | 27/09/2025
Superliga/ Elbasani dhe Teuta ndajnë pikët, mbeten të pamposhtur

Superliga/ Elbasani dhe Teuta ndajnë pikët, mbeten të pamposhtur

21:35 | 27/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com