Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

SHBA-Iran, a ka ende shanse për arritjen e një marrëveshje?

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
SHBA-Iran, a ka ende shanse për arritjen e një marrëveshje?

Nga Uri Friedman & Kathy Gilsinan, “The Atlantic”

Shtetet e Bashkuara ishin gati të sulmonin Iranin, në kundërpërgjigje të rrëzimit nga Teherani të një avioni luftarak amerikan pa pilot. Sulmi u anulua në momentet e fundit. Megjithatë, tensionet mes dy vendeve mbeten të larta, dhe vëmendja është përqendruar mbi atë që ka ndërmend të bëjë presidenti amerikan Donald Trump, përballë kërcënimeve iraniane ndaj aseteve dhe interesave amerikane.

Tashmë që të dyja vendet kanë shkuar aq larg në rrugën e tyre drejt luftës, a ka ndonjë lëvizje realiste për rinisjen e negociatave, të cilat presidenti amerikan vazhdon të thotë se i dëshiron? Në pamje të parë, kjo qasje nuk po shihet kurrkund. Udhëheqësi suprem Iranian, Ali Khamenei, e ka refuzuar vazhdimisht idenë e negociatave me Shtetet e Bashkuara, që kur administrata Trump u tërhoq vitin e kaluar nga marrëveshja bërthamore e Iranit.

Trump rivendosi të gjitha sanksionet kundër Iranit, që ishin hequr me herët nga administrata Obama, si pjesë e paktit të vitit 2015, ndërsa kohët e fundit ndërmori hapa të tjerë presioni ndaj vendeve të tjera, për të ndaluar tërësisht blerjen e naftës nga Irani.

Khamenei thotë se s’ka asnjë arsye të negociohet, sidomos nën presion, me një njeri që ka shkatërruar arritjet e bisedimeve të mëparshme, si dhe që ka dëshmuar një mungesë besimi.

Pozicioni i udhëheqësit suprem, është se ai “do të shqyrtojë negociatat e mëtejshme” vetëm kur Shtetet e Bashkuara të veprojnë në përputhje me kushtet e marrëveshjes bërthamore, na tha Seyed Hossein Mousavian, zëdhënës i negociatorëve iranianë në mesin e viteve 2000.

“Duke dalë nga marrëveshja, Trump e shkatërroi besimin dhe çdo shans për negociata në të ardhmen,”– tha Mousavian, sot një ekspert mbi sigurinë në Lindjen e Mesme, dhe një specialist i politikës bërthamore në Programin e Universitetit Prinston mbi Shkencën dhe Sigurinë Globale.

Nga ana e tij, presidenti amerikan është joshur nga ideja e kopjimit të modelit që ka ndjekur me Korenë e Veriut: vazhdimin e presionit ushtarak dhe ekonomik, për ta detyruar Iranin të ulet sërish në bisedime mbi programin e tij bërthamor.

Madje, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, një kritik i fortë i Iranit, e përmendi në fillim të këtij muaji idenë e uljes ne negociata me iranianët pa parakushte (përveç parakushtit që ata “të provojnë se duan të sillen si një komb normal”).

Por tani për tani, administrata Trump duket tërësisht e fokusuar në shtimin e presioneve ekonomike mbi Iranin, frenimin e agresionin të tij, dhe përgatitjen për një konflikt të mundshëm ushtarak, duke mos hedhur dot bazat për negociata serioze. Nëse fushata e presionit e SHBA-ve, është një mjet për të shkuar drejt një zgjidhje të negociuar të krizës, dhe jo vetë zgjidhja, administrata nuk e ka artikuluar qartë se cila duhet te jetë zgjidhja, apo se si planifikon të shkojë tek ajo.

Ndërkohë Elisa Catalano Ewers, që ka shërbyer në administratën e Obamës si drejtore për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, na tha nuk ka gjasa që udhëheqësit e Iranit të dëshirojnë një përballje të plotë ushtarake me Shtetet e Bashkuara.

Por Teherani synon t’i shkaktojë një lloj kostoje Shteteve të Bashkuara, për sanksionet që ajo ka rivendosur. Edhe Mousavian, është dakord se Irani nuk “kërkon luftë”, por shtoi se ai i është përmbajtur marrëveshjes bërthamore gjatë 2 viteve të fundit, ndërsa në këmbim ka marrë më shumë sanksione dhe presione, dhe se “kjo qasje nuk mund të vazhdojë më gjatë”.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, do të drejtojë një përpjekje për krijimin e kanaleve ushtarake të komunikimit mes Iranit, Irakut, Arabisë Saudite dhe Shteteve të Bashkuara, në mënyrë që të paktën palët të shmangin keqkuptimet dhe pengesat në konflikt, edhe nëse nuk shkojnë deri në pikën e uljes në tryezën e negociatave.

Por deri tani përpjekjet për ndërmjetësim, kanë dështuar. Kur kryeministri japonez Shinzo Abe shkoi në Teheran për të apeluar për qetësi dhe gjetjen e gjuhës së përbashkët, udhëheqësi suprem i Iranit kundërshtoi negociatat me SHBA-në. Vende të tjera, përfshirë Zvicrën, Omanin, Kuvajtët dhe Katarin, do të ishin të gatshme ta luanin një rol të tillë, por deri më tani kjo ka mbetur në nivelin e aspiratave.

Por edhe sulmet në rajonin e Gjirit Persik, dhe kërcënimet e Iranit për të braktisur marrëveshjen e vitit 2015, dhe rinisur pasurimin e uraniumit, flasin gjithashtu për një përpjekje të Teheranit për të krijuar ‘levat’ e veta të presionit, thotë Jake Sullivan, ish-negociator me Iranin në administratën e Obamës.

Duke vepruar në këtë mënyrë “kjo i jep Iranit mundësinë të ulet në tryezë në pozita të ndryshme nga ato imponuese, që i ofrohen për momentin”, tha ai. Iranianët mund të këmbëngulin për lëshime si një kusht për bisedime, ndoshta për një anulim të pjesshëm të sanksioneve mbi eksportin e naftës, për të rikthyer eksportet në nivelet e muajit maj.

Por Reuel Marc Gerecht, bashkëpunëtor në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, që përkrah një qasje të ashpër ndaj Iranit, mendon se lëshimet e SHBA-së do të ishin të padobishme për uljen e Iranin në tryezë, nëse iranianët i druhen vërtet mbijetesës së regjimit të tyre. Rënia e eksporteve të naftës që nga muaji i shkuar, do ta vendosë “regjimin nën një presion të madh”, thotë ai, “por megjithatë vendi është ende larg një krize ekonomike”.

Administrata Trump ka parashtruar 12 kërkesa, me të cilat iranianët duhet të bien dakord, duke përfshirë kufizime të reja mbi programin e tij bërthamor, dhe ndalimin e mbështetjes për milicitë e mbështetura prej tij në rajon, çka do të përbënte një rishikim të plotë të politikës së jashtme të Iranit. Pompeo thotë se kërkesat janë tërësisht të arsyeshme./ Tirana Today

Tags: iranmarreveshjeShanseSHBA

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
30 qershori mbetet në fuqi/ Zëdhënësi i Metës: Asnjë surprizë nga skeçi i radhës!

30 qershori mbetet në fuqi/ Zëdhënësi i Metës: Asnjë surprizë nga skeçi i radhës!

Video bën xhiron e rrjetit, Ronaldo dedikim për Argjentinën: Njerëzit mendojnë se…

Video bën xhiron e rrjetit, Ronaldo dedikim për Argjentinën: Njerëzit mendojnë se...

Kolegji Zgjedhor nuk njeh dekretin e Metës, Duka: Të dielën votohet si në Korenë e Veriut

Kolegji Zgjedhor nuk njeh dekretin e Metës, Duka: Të dielën votohet si në Korenë e Veriut

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025




TË FUNDIT

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

by mirseda
20:43 | 19/07/2025
0

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Shkopet, ku për pasojë janë djegur edhe dy banesa. Fatmirësisht,...

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025
Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

15:56 | 19/07/2025
Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com

iiq_pixel