Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Braho debaton me Ralf Gjonin: Dekreti i presidentit nuk është llastik për të mbathura!

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Braho debaton me Ralf Gjonin: Dekreti i presidentit nuk është llastik për të mbathura!

Komisioni i Ligjeve është mbledhur për të shqyrtuar kërkesën e 55 deputetëve të maxhorancës, për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Kujtojmë këtu faktin se presidenti Meta vendosi të shfuqizojë 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale, por mazhoranca e konsideroi këtë vendim si shkelje të rëndë të Kushtetutës.

Deputeti i Grupit Parlamentar të Pavarur, Ralf Gjoni, tha se kërkesa për shkarkimin e Metës është e nxitur. Sipas tij, kjo procedurë shkarkimi është një lojë politike, ndërsa është e pabazuar në Kushtetutë. Si për të vendosur pikat mbi ‘I’, Ralf Gjoni e cilësoi si një lojë që po përdoret për të bërë zhurmë mediatike.

“Mendoj se është i nxituar vendimi për të shkarkuar presidentin, pasi ende nuk kemi të bëjmë me një akt për të delegjitimuar Parlamentin. Mua më duket se kjo procedurë shkarkimi është një lojë politike që ju po bëni, dhe është e pabazuar në Kushtetutë. Është një lojë që po hapet për të bërë zhurmë mediatike”, u shpreh Gjoni.

Qëndrimi tij ka hasur në kundërshtim me deklaratën e deputetit socialist Bashkim Fino, i cili tha se vendimi i Metës përbën shkelje të rëndë të Kushtetutës.

“Presidenti ka marrë një copë letër, ka shkruar çfarë ka dashur, dhe i ka vendosur emrin dekret”, tha ai.

Sipas Finos, jemi përpara një shkelje të nenit 92 të Kushtetutës. “Ajo që më bën përshtypje është letra që presidenti i ka dërguar Kuvendit të Shqipërisë, për argumentet e ç’dekretimit. Gjuha e përdorur prej tij është ironike, paragjykuese dhe hipokrite. Jemi përpara një shkelje të nenit 92 të Kushtetutës, dhe me dhimbje kemi marrë këtë masë që po ia paraqesim Parlamentit”, tha Fino.

Deputeti tjetër socialist, Spartak Braho, theksoi se Komisioni i Ligjeve nuk merr vendim për shkarkimin e Metës, por për ngritjen e Komisionit Hetimor që do të përcaktojë nëse presidenti është ose jo në shkelje të rëndë Kushtetuese.

“Më vjen mirë që një koleg i joni, z. Fino, ndonëse ekonomist në profesion, paraqiti me kompetencë arsyet pse dekreti i presidentit është i pabazuar në ligj e Kushtetutë. Ndërkohë që vërej deputetë të tjerë nuk e kanë kuptuar akoma pse kanë ardhur sot. I dashur Ralfi, dekreti i presidentit nuk është llastik për të mbathura, që mund të hapet sa herë dhe sa të duash. Është shtyllë dhe neni 92/2 thotë; Presidenti i Republikës dekreton zgjedhjet. Nuk ka më as çdekret, as njoftim, as vendim. Çdekretimi që ai ka paraqitur nuk parashikohet fare në Kushtetutë.

Ne sot nuk jemi mbledhur për të shkarkuar presidentin, kuptoje dhe këtë, jemi mbledhur për të nisur një procedurë që do të konkretizohet me ngritjen e një komisioni hetimor, apo grupi hetimor, që do të konstatojë nëse është shkelje e rëndë apo jo dhe më pas do të vendoset. E kupton këtë që të them apo jo?.

Ralf Gjoni: E kuptoj shumë mirë, më mirë se ty z. Braho.

 

 

Tags: ilir metaRalf GjoniSpartak BrahoZgjedhjet

TË LIDHURA

“…dhe erdhe në PS”/ Bardhi sulmon Ramën: Gjuhë urrejtjeje, jo politike
Politikë

“…dhe erdhe në PS”/ Bardhi sulmon Ramën: Gjuhë urrejtjeje, jo politike

20:26 | 31/03/2026
Dardanët kërkojnë Botërorin/ Publikohen formacionet zyrtare të Kosovë-Turqi
Kosovo

Dardanët kërkojnë Botërorin/ Publikohen formacionet zyrtare të Kosovë-Turqi

19:36 | 31/03/2026
“Me zemër në Prishtinë”, Presidenti Begaj “bekon” Kosovën para finales së madhe
Aktualitet

“Me zemër në Prishtinë”, Presidenti Begaj “bekon” Kosovën para finales së madhe

19:04 | 31/03/2026
Next Post
“Këtu këtu është Kosova, dhe Çamëria”, Hysaj ‘ndez’ dasmën me flamurin kuqezi (Video)

“Këtu këtu është Kosova, dhe Çamëria”, Hysaj ‘ndez’ dasmën me flamurin kuqezi (Video)

Rama “kokë më kokë” me zyrtaren e lartë të OSBE-së në selinë e PS-së

Rama “kokë më kokë” me zyrtaren e lartë të OSBE-së në selinë e PS-së

“Çështja Shullazi” shtyhet sërish/ I pandehuri i kërkon gjyqtares largimin

"Çështja Shullazi” shtyhet sërish/ I pandehuri i kërkon gjyqtares largimin







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

“…dhe erdhe në PS”/ Bardhi sulmon Ramën: Gjuhë urrejtjeje, jo politike
Politikë

“…dhe erdhe në PS”/ Bardhi sulmon Ramën: Gjuhë urrejtjeje, jo politike

by mirseda
20:26 | 31/03/2026
0

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama me strukturat...

BE i bën thirrje Izraelit të shmangë zgjerimin e mëtejshëm të konfliktit me Libanin

BE i bën thirrje Izraelit të shmangë zgjerimin e mëtejshëm të konfliktit me Libanin

20:24 | 31/03/2026
Dardanët kërkojnë Botërorin/ Publikohen formacionet zyrtare të Kosovë-Turqi

Dardanët kërkojnë Botërorin/ Publikohen formacionet zyrtare të Kosovë-Turqi

19:36 | 31/03/2026
“Me zemër në Prishtinë”, Presidenti Begaj “bekon” Kosovën para finales së madhe

“Me zemër në Prishtinë”, Presidenti Begaj “bekon” Kosovën para finales së madhe

19:04 | 31/03/2026
“Dardani, Shkodra të ka në zemër”, atmosferë festive para Kosovë-Turqi

“Dardani, Shkodra të ka në zemër”, atmosferë festive para Kosovë-Turqi

18:50 | 31/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com