Policia e Beratit ka arrestuar një 22 vjeçar dhe ka proceduar në gjendje të lirë të dashurën e tij 17 vjeçare.
Dy të rinjtë kanë vjedhur një sasi eurosh në shtëpinë e xhaxhait të 17 vjeçares.
Përkatësisht i riu me inicialet E.Ç, 22 vjeç dhe e mitura me inicialet Xh.Z kanë vjedhur euro në banesën e personit me inicialet E.Z.
Ndërkaq, materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.