Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Përgjimet/ Basha: Rama aleancë me krimin, Sandër Lleshaj vegla më e pashpirt e tij

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se përgjimet e Bild dëshmojnë aleancën e Ramës me krimin. Në një deklaratë për mediat, Basha tha se “ky kancer i ka rrënjët e thella dhe se operacioni do jetë i tillë derisa të zhduket”.

Kreu i opozitës e cilësoi ministrin Lleshaj si një nga veglat më të ftohta e më të pashpirta të Ramës, i cili ka mision që të nxisë vëllavrasjen mes shqiptarëve.

Duke siguruar që të gjithë ata që kanë përdorur pushtetin në bashkëpunim me krimin, do të marrin ndëshkimin e merituar, Basha u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkohen në protestën e opozitës së bashkuar.

Fjala e Bashës:

Rama është timonieri i vjedhjes së zgjedhjes, çdo gjë ka ndodhur me planifikimin dhe kontrollin e tij. Nga përvoja e tij e gjatë e bashkëpunimit me kriminel dhe pastrues parash, ai ka fituar aftësinë si ta përdorë pushtetin që të punojë me kriminelët. Sikur u pa në Durrës e Dibër, sot krimi, qeveria janë kthyer në një sipërmarrje të përbashkët aksionere. Brenda saj, secili ka aksionet e detyrat e veta dhe merr pjesën e vet të përfitimit.

Përgjimet zyrtare të Prokurorisë tregojnë qartë se çfarë harmonie ka mes ministrit, deputetit, policit, kriminelit dhe biznesmenit.

E gjithë kjo është financuar nga paratë e drogës. Në Dibër policët ju kanë garantuar hapur të fortëve e kriminelëve se mund të mbillnin e kultivonin drogë. Nuk është rastësi që Habilajt raportojnë shifra që financonin në fushatën e PS-së.

I gjithë ky projekt, ishte një projekt shkatërrues për vendin sepse shkatërroi ekonominë dhe mundësitë për shqiptarët. Ekonomia shqiptare është bërë e varur nga droga, njësoj se Edi Rama me pushtetin e tij. Pasojat janë papunësia në nivele rekord, varfëria dhe depresioni ekonomik. Këto pasoja do të jenë akoma më të rënda nëse nuk e ndalojmë. Reagimi arrogant me përpjekje për ta normalizuar këtë situatë është përpjekje dëshpëruese. Dua t’i them që asgjë nuk do harrohet dhe gjithçka do të ndëshkohet. Asnjë hap politik nuk do bëhet pa patur në themel të saj ndëshkimin e gjithë atyre që kanë vjedhur votat e shqiptare. Asnjë marrëveshje s’do arrihet nëse pika nr.1 s’do jetë ndëshkimi i vjedhësve të votave.

Dua të them dy fjalë për ata që i shërbejnë Ramës. Nesër do ta provoni në palcë forcën e drejtësisë, çdo regjim diktatorial ka veglat e tij. Sandër lleshaj është sot vegla më e ftohtë dhe më e pashpirt e Ramës me misionin e tij për të nxitur vëllavrasjen, Lleshaj shkëlqen dhe duket i lumtur. Shumë shpejt ai do mbajë përgjegjësi. Në qelinë ku sot është Bardh Spahia, do jetë nesër njëri prej jush! Të gjithë ata prokurorë e punonjës që janë vënë në shërbim të Ramës, me qëllim vjedhje të zgjedhjeve, do mbajnë përgjegjësi para drejtësisë. Shqipëria ka nevojë për një operacion të thellë për të hequr këtë kancer të së keqes, dhe të thellë do ta ketë këtë operacion. Boll më me Shqipërinë si plaçkë e tyre, boll më me shqiptarët kokulur para tyre. Ju ftoj të bashkohemi pa dallime partiake nesër në orën 20:00 para Kryeministrisë. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Zoti i bekoftë shqiptarët.

Tags: aleanceramasander lleshajvegla

TË LIDHURA

Aktualitet

Kryeministri Rama përkujton viktimat e 7 tetorit: Kujtesa të mos i dorëzohet kurrë indiferencës

09:28 | 07/10/2026
Aktualitet

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese

09:08 | 07/10/2026
Aktualitet

Shpërthen bombula e gazit në Roskovec/ Plagoset rëndë 75-vjeçarja,

09:06 | 07/10/2026
Next Post

Përgjimet në Dibër/ Revoltohet Vasili: Të pacipë, të largohen një orë e më parë

Sulmi me raketë ndaj MH17 që solli 298 të vdekur, Rusia e përfshirë

A do parandalojnë ndërkombëtarët ridjegien e Shqipërisë?







JU REKOMANDOJMË

SHBA paralajmërojnë amerikanët për murtajën në Rusi: Largohuni menjëherë!

09:13 | 07/10/2026

Kurti: Urime Justina Shiroka-Pulës do punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së

09:10 | 07/10/2026

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese

09:08 | 07/10/2026

Shpërthen bombula e gazit në Roskovec/ Plagoset rëndë 75-vjeçarja,

09:06 | 07/10/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Kryeministri Rama përkujton viktimat e 7 tetorit: Kujtesa të mos i dorëzohet kurrë indiferencës

by mirseda
09:28 | 07/10/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në platformën X një mesazh me rastin e trevjetorit të 7 tetorit,...

SHBA paralajmërojnë amerikanët për murtajën në Rusi: Largohuni menjëherë!

09:13 | 07/10/2026

Kurti: Urime Justina Shiroka-Pulës do punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së

09:10 | 07/10/2026

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese

09:08 | 07/10/2026

Shpërthen bombula e gazit në Roskovec/ Plagoset rëndë 75-vjeçarja,

09:06 | 07/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com