Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Bamirësia dhe vipat, Cana: Ndihma e shqiptarëve të famshëm për shoqërinë (VIDEO)

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Bamirësia dhe vipat, Cana: Ndihma e shqiptarëve të famshëm për shoqërinë (VIDEO)

Nga Anxhela Ferra

Pasi vari “këpucët në gozhde”, ish-kapiteni i Kombëtares nuk u largua nga bota e futbollit. Prej afro dy vitesh ai ka krijuar Fondacionin “Lorik Cana 5”. Me një qëllim të vetëm, të inkurajojë angazhimin e fëmijëve dhe të rinjve që të merren me sport.

Në qershor të 2017-ës, Lorik Cana inauguroi dy fusha të futbollit për fëmijë në Tiranë. Dhe prej atëherë aktiviteti i tij është zgjeruar në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Së fundmi, ish-kapiteni ka nisur rrugëtimin e fondacionit të vetë edhe në Kosovë. Me projektin e parë duke ndërtuar fushën multi-funksionale në Prishtinë.

Në një intervistë për Tirana Today ai thotë se qëllimi i tij është të zgjerohet në të gjitha trojet. Kjo pasi është shumë e rëndësishme që fëmijët të merren me sport.

“Mua shpesh më thonë se ku e kemi qëllimin e ku duam të arrijmë. Përgjigjja është shumë e thjeshtë. Ata fëmijë që nuk e kanë akoma mundësinë të kryejnë aktivitete fizike, t’ia realizojmë. Do mundohemi të bëjmë sa më shumë, të japim shembujt e duhur për shoqërinë. Kështu besoj se do t’ia dalim. Në kuadër të fondacionit e kam të vështirë ta quajë bamirësi, është më tepër një kontribut për shoqërinë. Për rininë nëpërmjet sportit dhe mua më jep një kënaqësi shumë të madhe. Sepse e di që është një vlerë që i bën vetëm mirë fëmijëve.

Ne sigurisht që jetojmë në një realitet fatkeqësisht ka edhe varfëri të skajshme. Dhe kjo është më e vështirë për tu përballuar e do një energji të madhe. Bamirësinë e fillon me njerëzit e afërt që ti ke, me prindërit, familjarët, shoqërinë. Më pas zgjerohet, ndikon te një fshat e deri te organizatat tona, si “Fundjavë Ndryshe” e cila ka arritur të çojë peshë.  E të organizojë me qindra të rinj vullnetarë, në një kauzë si bamirësia.”

Ndër të tjera Cana foli për përfshirjen e sa më shumë figurave publike në aktivitete bamirësie e kauza sociale.

“Besoj që ka shumë figura tona publike që janë të përfshirë në vepra të mira. Disa janë ende aktiv nëpër punët e veta profesionale, por nuk e harrojnë ndjekjen e një kauze. Kemi dhe figura të njohura e ndërkombëtarisht, si Rita apo Dua që gjithmonë e kanë pasur të gatshme të vijnë. E të jenë humane e të bëjnë bamirësi.

Janë edhe ata të cilët me organizata të ndryshme, mundohen t’i ndihmojnë. Emina Çunmulaj është një rast i jashtëzakonshëm, e cila ka një dashamirësi të bëjë sa më shumë mirë. Dhe nuk ka bërë pak, përkundrazi ka bërë shumë.”

Përgjatë viteve të fundit përherë e më tepër shumë figura të njohura në vend i janë bashkuar shpesh nismave humanitare. Kjo pasi në Shqipëri, por edhe në treva të tjera shqiptare varfëria ekstreme është shumë prezent. Ndaj personalitete të njohura herë kanë zgjedhur të krijojnë vetë nisma,e herë të tjera bashkëpunojnë me organizata të ndryshme. Me një qëllim, t’i vijnë në ndihmë njerëzve në nevojë, atyre që nuk kanë mundësi e që ndjehen ndryshe./ TIRANA TODAY

Tags: “Lorik Cana 5”bamirësiaEmina Çunmulajfundjave ndrysheLorik Cananisma humanitareshqiptarët e famshëm

TË LIDHURA

Binaj del në krah të Lapajt: Nëse ngrihemi të gjithë bashkë, qeveria do të struket
Politikë

Binaj del në krah të Lapajt: Nëse ngrihemi të gjithë bashkë, qeveria do të struket

21:52 | 18/12/2025
Dosja e zezë e Rexh Byberit/ Zbardhet SKEMA e abuzimeve të zyrtarit të PS-së
Aktualitet

Dosja e zezë e Rexh Byberit/ Zbardhet SKEMA e abuzimeve të zyrtarit të PS-së

21:06 | 18/12/2025
Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it
Ekonomi

Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it

20:11 | 18/12/2025
Next Post
Përplasjet në bashki, reagon ashpër OSBE: Do mbahet përgjegjësi

Përplasjet në bashki, reagon ashpër OSBE: Do mbahet përgjegjësi

Shqipëria në prag të kaosit, mbërrijnë nga Sllovenia mbi 3.6 milionë fletë votimi

Shqipëria në prag të kaosit, mbërrijnë nga Sllovenia mbi 3.6 milionë fletë votimi

Përplasjet/ Paloka: Rama kërkon konflikt civil, por do dështojë

Përplasjet/ Paloka: Rama kërkon konflikt civil, por do dështojë







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Kosovë: Operacion kundër korrupsionit, arrestohen disa zyrtarë të lartë, mes tyre një ish-ministër
Kosovo

Kosovë: Operacion kundër korrupsionit, arrestohen disa zyrtarë të lartë, mes tyre një ish-ministër

by mirseda
22:27 | 18/12/2025
0

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është finalizuar me sukses një...

Binaj del në krah të Lapajt: Nëse ngrihemi të gjithë bashkë, qeveria do të struket

Binaj del në krah të Lapajt: Nëse ngrihemi të gjithë bashkë, qeveria do të struket

21:52 | 18/12/2025
Dosja e zezë e Rexh Byberit/ Zbardhet SKEMA e abuzimeve të zyrtarit të PS-së

Dosja e zezë e Rexh Byberit/ Zbardhet SKEMA e abuzimeve të zyrtarit të PS-së

21:06 | 18/12/2025
Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë

Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë

20:42 | 18/12/2025
Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it

Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it

20:11 | 18/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com