Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Tensionet në Shkodër dhe Tropojë, reagon KQZ: Dekreti i Metës inekzistent

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Tensionet në Shkodër dhe Tropojë, reagon KQZ: Dekreti i Metës inekzistent

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar lidhur me incidentet ditën e djeshme dhe sot në KZAZ-të e Shkodrës dhe Tropojës.

Përmes një deklarate për mediat, zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxha bëri me dije se disa kryetarë bashkie kanë kërkuar lirimin e ambienteve ku janë vendosur vendet e numërimit të votave, të caktuara nga KQZ.

KQZ e konsideroi këtë kërkesë si tejkalimi të kompetencave, ndërsa nënvizoi se çdo cenim i veprimtarisë institucionale mund të ketë pasoja të rënda për interesat e zgjedhësve.

“Në vijim të deklaratës së datës 14.06.2019, KQZ ripërsërit kërkesën për të reflektuar dhe shmangur veprime që pengojnë administrimin e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019, veprime të cilat cenojnë kompetencat dhe të drejtën e KQZ-së dhe KZAZ-ve, pjesë e administratës së saj, në ushtrimin e funksioneve administrative publike të parashikuar nga Kodi Zgjedhor dhe legjislacioni në fuqi në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në deklaratë.

DEKLARATA E PLOTË:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, urdhërimet e Kodit Zgjedhor, në parimet dhe përcaktimet e kuadrit ligjor që regullon veprimtarinë e organeve administrative, në përmbushje të misionit, detryave dhe përgjegjsive, vijon punën për administrimin e procesit zgjedhor, të datë 30 qershor 2019.

Disa kryetarë bashkie me shkresa drejtuar KZAZ-ve kanë kërkuar, lirimin e mënjëhershëm të ambienteve ku janë vendosur Vendet e Numërimit të Votave të Zonave të administrimit Zgjedhor, të caktuara me vendime nga KQZ, si edhe ndërprerjen e veprimeve për afishimin e listave të zgjedhësve në institucionet arsimore parashkollore dhe parauniversitare (çerdhe, kopshte, shkolla), në administrim dhe pronësi nga këto bashki.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vlerëson se këto kërkesa janë në tejkalim të kompetencave, të drejtave dhe detyrave të njohura nga Ligji 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

Në vijim të deklaratës së datës 14.06.2019, KQZ ripërsërit kërkesën për të reflektuar dhe shmangur veprime që pengojnë administrimin e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019, veprime të cilat cënojnë kompetencat dhe të drejtën e KQZ-së dhe KZAZ-ve,pjesë ë administratës së saj, në ushtrimin e funksioneve administrative publike të parashikuar nga Kodi Zgjedhor dhe legjislacioni në fuqi në Republikën e Shqipërisë.

Kuvendi i Shqipërisë përmes Rezolutës, datë 10.06.2018:- ka shprehur mbështetjen për qëndrimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vijimin e procesit zgjedhor duke inkurajuar KQZ të mbrojë pacënueshmërinë si dhe të garantojë vazhdimësinë e procesit zgjedhor për zgjedhjet vendore, të datës 30 qershor 2019, në zbatim të dekretit të Presidentit nr. 10 928, datë 5.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”:  i bën thirrje të gjitha organeve publike, që ngarkon ligji me detyra në kuadër të mbarëvajtjes dhe organizimit të zgjedhjeve vendorë të datës 30 qershor 2019, të konsiderojnë si inekzistent aktin e Presidentit, datë 10.06.2019, për shfuqizimin e Dekretit nr. 10928, datë 5.11.2019, dhe të vijojnë përmbushjen e detyrave të tyre sipas përcaktimeve në legjislacionin përkatës për të garantuar të drejtën kushtetuese të shtetasve shqiptarë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, çdo kërkesë apo veprim për të cilat, Ligji 139/2015, nuk i parashikon në kompetencë Organeve të Qeverisjes Vendore, të cilat shkelin në thelb Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë dhe parimet e përgjithshme parashikuar në nenin 3 të tij, i konsideron cënim të veprimtarisë institucionale, marrëdhënieve juridike të vendosura me ligj, mospërmbushje të regullt të detyrës nga ana e tyre, me pasoja të rënda për  interesat e zgjedhësve dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, të datës 30 qershor 2019, dhe do t’i drejtohet organeve kompetente për të garantuar zbatimin e ligjit.

Ju kujtojmë se, veprime të tilla përbëjnë vepër penale sipas nenit 248 “Shpërdorim i detyrës”, nenit 325 “Pengimi i subjekteve zgjedhore” dhe nenit 326/a “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Penalizimi për këto vepra, është edhe shkak për moszgjedhje/mosemërim në funksionet publike, sipas ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” (dekriminalizimi).

Duke kërkuar mos ndërhyrjen për çështje që janë kompetencë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shprehim besimin për angazhimin në përputhje me misionin e vetëqeverisjes vendore për të siguruar qeverisje të efektshme, efikase dhe në një nivel sa më afër qytetarëve nëpërmjet respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve, të  sanksionuara në Kushtetutë dhe ligje të tjera.

Tags: KQZShkoderTropojë

TË LIDHURA

I kërkuari për vrasje për gjakmarrje kapet në Britani, përfundon në pranga 48-vjeçari
Aktualitet

I kërkuari për vrasje për gjakmarrje kapet në Britani, përfundon në pranga 48-vjeçari

21:08 | 19/06/2025
Shtohen paketat e trajtimit të stomës të rimbursueshme nga FSDKSH
Aktualitet

Shtohen paketat e trajtimit të stomës të rimbursueshme nga FSDKSH

20:59 | 19/06/2025
Çfarë ndodhi? KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të njohur
Aktualitet

Çfarë ndodhi? KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të njohur

20:00 | 19/06/2025
Next Post
Beteja e Fushë-Kosovës, si u ndërtua mbi një disfatë dhe gënjeshtër miti i nacionalizmit serb

Beteja e Fushë-Kosovës, si u ndërtua mbi një disfatë dhe gënjeshtër miti i nacionalizmit serb

Rama mesazh të prerë Metës: Shqetësohu për vizën që i ke vënë figurës së kreut të shtetit

Rama mesazh të prerë Metës: Shqetësohu për vizën që i ke vënë figurës së kreut të shtetit

Meta reagon ndaj KQZ-së: Mbaj shënim gjithë personat që shkelin ligjin!

Meta reagon ndaj KQZ-së: Mbaj shënim gjithë personat që shkelin ligjin!

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

19:15 | 13/06/2025




TË FUNDIT

I kërkuari për vrasje për gjakmarrje kapet në Britani, përfundon në pranga 48-vjeçari
Aktualitet

I kërkuari për vrasje për gjakmarrje kapet në Britani, përfundon në pranga 48-vjeçari

by mirseda
21:08 | 19/06/2025
0

Një operacion ndërkombëtar çoi në arrestimin e shtetasit shqiptar L. L., 48 vjeç, në Mbretërinë e Bashkuar....

Shtohen paketat e trajtimit të stomës të rimbursueshme nga FSDKSH

Shtohen paketat e trajtimit të stomës të rimbursueshme nga FSDKSH

20:59 | 19/06/2025
Çfarë ndodhi? KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të njohur

Çfarë ndodhi? KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të njohur

20:00 | 19/06/2025
Rama: Synojmë BE brenda dekadës, fitore historike

Rama: Synojmë BE brenda dekadës, fitore historike

19:58 | 19/06/2025
Ditëlindja e 34-rt e PS, Klosi: Jemi shumë pranë integrimit në BE! Faleminderit çdo socialisti

Ditëlindja e 34-rt e PS, Klosi: Jemi shumë pranë integrimit në BE! Faleminderit çdo socialisti

19:56 | 19/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com