Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, i cili shquhet për statuset e tij pikante, ka reaguar në lidhje me përgjimet e publikuara nga gazetari i “Bild”.
Spahiu shkruan me ironi se Presidenti Meta do nxjerrë ushtrinë në rrugë, pas vendimit të këtij të fundit për shtyrjen e zgjedhjeve. Ai nuk lë pa përmendur Ramën dhe Berishën, ku shprehet se të tre do e djegin Shqipërinë.
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do të padisë në gjykatë gazetarin gjerman Peter Tiede, që ka publikuar në gazetën “Bild” audio-përgjimet e dosjes “184” .
Në një postim në rrjetet sociale, Rama bën me dije se padinë ndaj Peter Tiede do ta depozitojë në gjykatat gjermane.