Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Tiranë/ Lokalet 2019, në kushtet e ndarjes së thellë politike

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Tiranë/ Lokalet 2019, në kushtet e ndarjes së thellë politike

Misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it publikoi të premten në mbrëmje raportin e ndërmjetëm për zgjedhjet lokale 2019 në Shqipëri. Sipas këtij raporti, në listat e zgjedhësve figurojnë 3,536,016 qytetarë.

Në krye të vëzhgimeve të këtij misioni është atmosfera politike tejet e polarizuar që po karakterizon këto zgjedhje. “Zgjedhjet për kryetarë bashkie dhe anëtarë të këshillave bashkiakë në 61 bashkitë po mbahen në kushtet e një ndarjeje të thellë politike mes Partisë Socialiste (PS) në pushtet dhe Partisë Demokratike (PD) në opozitë, së bashku me Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI)”, thekson raporti i publikuar të premten (14.06.2019) .

Në vijim të paraqitjes së atmosferës politike, ku po zhvillohen Lokalet 2019 në Shqipëri, raporti vë në në dukje protestat e opozitës të filluara para 4 muajsh, në shkurtin e kaluar pas heqjes dorë nga deputetët opozitarë nga mandatet parlamentare dhe thekson praninë e dhunës në protesta. “Partitë opozitare të udhëhequra nga PD-ja kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe nuk marrin pjesë në zgjedhje”, konstaton raporti.

Garë pa kundërshtarë në më shumë se gjysmën e bashkive

Raporti i ndërmjetëm i misionit të vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it thekson, se në 31 bashki, kandidatët e PS-së për kryetarë bashkie garojnë pa kundërshtarë. Ai vëren se “Kodi Zgjedhor i Shqipërisë nuk përmban asnjë rregullim specifik për zgjedhje pa kundërshtarë.”

Ai ndalet në situatën e krijuar nga shfuqizimi i datës 30 qershor për zhvillimin e zgjedhjeve lokale me dekret nga Presidenti Meta dhe nisja e procedurave të shkarkimit të mundshëm të tij, pasi sipas PS shfuqizimi prej presidentit i datës 30 qershor është anti kushtetues. Por pavarësisht nga situata e rënduar politike për shkak të kundërshtisë lidhur me datën e zgjedhjeve, raporti i ndërmjetëm konstaton se, “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vazhdon përgatitjet për zgjedhjet”.

Mediat kryesore – të pozicionuara politikisht

Sipas raportit të ndërmjetëm të misionit vëzhgues ndërkombëtar të OSBE/ODIHR-it mediat kryesore në Shqipëri perceptohen si të pozicionuara politikisht. “Përdorimi i përmbajtjes së prodhuar nga partitë politike në edicionet informative mbetet shqetësim”, vë në dukje raporti.

Misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet lokale të 30 qershorit u ftua nga Qeveria e Tiranës. Ai kryesohet nga Ambasadorja Audrey Glover dhe përbëhet nga një ekip bërthamë prej 13 vetësh, i vendosur në Tiranë dhe 18 vëzhgues afatgjatë të dërguar në të gjithë vendin, më 1 qershor. Anëtarët e misionit vijnë nga 22 shtete pjesëmarrëse të OSBE-së. Pritet që këto shtete të dërgojnë 250 vëzhgues afatshkurtër për të vëzhguar ecurinë e Lokaleve 2019 në ditën e zhvillimit të tyre. /DW

 

Tags: shqiperivotimeZgjedhjet

TË LIDHURA

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

22:37 | 14/02/2026
ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese
Aktualitet

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali
Aktualitet

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Next Post
Aksident në aksin Fier-Levan, përplasen tre mjete

Aksident në aksin Fier-Levan, përplasen tre mjete

Detajet/ Berisha vdes truprojën e Ramës, ja si qëndron e vërteta

Detajet/ Berisha vdes truprojën e Ramës, ja si qëndron e vërteta

“Na shkëpusni nga Shqipëria”, Rama i përgjigjet presidentit të Maqedonisë

“Na shkëpusni nga Shqipëria”, Rama i përgjigjet presidentit të Maqedonisë







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com