Tashmë është mjaft e qartë përplasja institucionale mes kryeministrit dhe presidentit të vendit, lidhur me zgjedhjet vendore.
Presidenti Meta mbajti sot një konferencë për shtyp, ku e bëri të qartë se zgjedhje pa dekretin e tij nuk ka. Por, nga ana tjetër, kryeministri Rama vijon të këmbëngulë se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor, teksa postoi pak më parë në Twitter, shkurtimisht: “Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor”.
Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor?
— Edi Rama (@ediramaal) June 11, 2019
Nuk ka vonuar as përgjigja e presidentit Meta, i cili me anë të një postimi në Facebook, shkruan:
“Shqiptarët kanë nevojë për ZGJEDHJE, jo për votime!”, duke nënkuptuar se zgjedhjet e 30 qershorit me mungesën e opozitës nuk do të mbahen.