Pas paralajmërimit të Ramës nga Burreli, duket se Meta nuk do të qëndrojë në heshtje, lidhur me vendimin për zgjedhjet.
Një ditë pasi vendosi shtyrjen e datës së zgjedhjeve, presidenti ka paralajmëruar hapin e tij të radhës.
Burime nga Presidenca konfirmojnë se Presidenti Meta, nesër do të dalë në një konferencë, për shtyrjen e datës së zgjedhjeve.
Kreu i shtetit, Ilir Meta nis nesër (e hënë) ditën në orën 08.00, me një konferencë të jashtëzakonshme për mediat.
Mësohet se konferenca e orëve të para do të mbahet lidhur me shtyrjen e datës së zgjedhjeve lokale, dhe argumentimin e këtij vendimi.
Meta dje vendosi që të shtyjë zgjedhjet, ndërsa kryeministri Rama e maxhoranca këmbëngulin se data 30 qershor nuk ndryshon.
Sot nga Burreli, kryeministri Edi Rama e paralajmëroi me shkarkim nga detyra, ndonëse vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe Parlamenti nuk disponon kuorumin e nevojshëm.