Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Barku që pjell pushtetin e mafies

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Barku që pjell pushtetin e mafies

Kryeministri Edi Rama dhe deputeti i PS, Koco Kokedhima, duke hyre gjate Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, ku do te zhvillohen votime per te zgjedhur organet me te rendesishme drejtuese te kesaj partie. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and lawmaker Koco Kokedhima, during the National Assembly of the Socialist Party, where elections will be held to select the most important organs of the party leadership.

Nga: Koço Kokëdhima

Publikimi i 6 përgjimeve të fundit të dosjes 339 prej gazetës më të madhe në Europë, BILD, mund të ketë habitur dhe madje tmerruar politikën dhe opinionin gjerman, por kurrsesi atë shqiptar. Që në vendin tonë ka afro 30 vite që partitë bashkëpunojnë me krimin gjatë fushatave elektorale dhe jo vetëm, kjo tashmë nuk është një gjë e re për shqiptarët në çdo cep të vendit.

Risi në gjithë këtë histori të turpshme që po zbulohet dita-ditës është niveli i frikshëm, se deri ku e ka çuar Edi Rama dhe organizata e tij, Rilindja, bashkëpunimin, ndërvarësinë dhe shkrirjen e PS-së e të institucioneve shtetërore, me krimin e organizuar. Kur lexon këto përgjime për të cilat gazetari gjerman thotë, se janë vetëm “maja e ajsbergut”, kupton se kush i zgjedh deputetët shqiptarë, kush komandon kryetarin e degës së partisë; kush janë ata që kontrollojnë procesin zgjedhor, kush urdhëron Hipotekën, Ujësjellësin, INUK-un e të gjitha institucionet e tjera pa përjashtim.

Të gjithë po merren me Vangjush Dakon, por harrojnë se përfshirja e krimit dhe bërja një me të është platformë politike e Edi Ramës. Dako është i fundit ndër përgjegjësit në historinë e kapies së shtetit, qeverisë dhe zgjedhjeve nga mafia e drogës dhe krimi i organizuar. Në vitin 2017 Vangjush Dako nuk garonte vetë, ishte kryetar bashkie dhe zgjedhjet ishin për deputetët e parlamentit, i cili dihet se si është katandisur sot. Zgjedhjet në fjalë për të cilat hedhin dritë këto përgjime të BILD-it, në fakt ishin zgjedhje për Timonin e Edi Ramës.
Votat e qershorit 2017, i duheshin ‘Timonierit’ për të blinduar pushtetin dhe për të vazhduar të grabisë së bashku me një grusht njerëzish të gjitha pasuritë dhe financat e vendit, deri në palcë e pa mëshirë.

Edi Rama është ideatori, aplikuesi dhe përfituesi numër një i këtij shteti-mafie. Ai e zgjeroi në ekstrem pushtetin e tij me kriminelët, zyrtarët e korruptuar dhe drejtorat e shefat e policisë, anëtarë të bordit drejtues të kartelit të marijuanës që kryeministri e ideoi, e ngriti dhe e drejtoi në Shqipëri!

Rrjeta e përgjimeve të shërbimeve sekrete gjermane që nisën që në vitin 2016 ndaj një organizate të fuqishme ndërkombëtare të trafikut të drogave të rënda, rastisi që ra në “pellgun” e Durrësit dhe Shijakut, por fare mirë mund të kishte kapur “peshq” të këtij niveli edhe në Tiranë, Dibër, Elbasan e kudo tjetër në Shqipëri. Ajo që ka ndodhur me Shijakun në fakt është një mostër që vërteton atë që partia ‘Zgjidhja’ e thotë me alarm, troç dhe me zë të lartë prej vitesh; se Shqipëria qeveriset dhe sundohet nga një hibrid i padëgjuar në botën demokratike, ku është ngjizur në mënyrë të pandashme, qeveria, politika, mafia dhe krimi. E vërteta është që ky model monstruoz, i ka rrënjët që me nisjen e pluralizmit në Shqipëri. Është eksperimentuar e aplikuar me radhë nga PD e PS sa herë që kanë qeverisur, por Edi Rama me Rilindjen e tij e ktheu në SISTEM.

Ky SISTEM është barku që pjell gjithë tiraninë shtypëse të mafies, krimit, korrupsionit dhe varfërisë. Në shkrimet e tij, gazetari i BILD-it, arin në konkluzion se në Shqipëri tashmë nuk dallohen më kufijtë, se ku nis shteti e partia e ku përfundon mafia e krimi i organizuar. Për këtë shkrirje të paprecedentë, për mbylljen me sukses të këtij eksperimenti që i ka lënë shqiptarët të varfër deri në ekstrem dhe implementimin e tij me fuqi e sukses të plotë; pa dyshim meritën kryesore e ka vetëm Edi Rama.

Krimi nuk e ka problem për emrin e përveçëm të atij që zgjedh të bashkëpunojë, Ramë a Berishë, sido që të quhen, për atë janë njësoj. As për ngjyrat e flamujve të partive që zgjedh të përkrahë e të ndihmojë, nëpër fushata elektorale!

Shqipëria tashmë është në një situatë të rrezikshme; qelbi i këtij sistemi hibrid 30-vjeçar, krim-politikë-mafie-korrupsion, po shpërthen.
‘Zgjidhja’ dhe faktorë të tjerë të përgjegjshëm dhe atdhedashës, prej kaq kohësh po u bëjnë thirrje Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, që të bëjnë hapa pas nga llogoret e luftës dhe të pranojnë nevojën urgjente të një Pakti Kombëtar, që shemb këtë sistem dhe rikthen sovranitetin e popullit, nëpërmjet votës së lirë dhe përfaqësimit real. Nëse u ka mbetur një fije humanizmi, integriteti moral dhe shqiptarizmi duhet të bashkohen sa nuk është vonë me të gjithë ata që kërkojnë dhënien fund të këtij lëngimi të vendit nën zgjedhën e korrupsionit dhe krimit. Përndryshe këtë do ta zgjidhë vetë populli, në mënyrën e tij anarkike e kaotike. Shqipëria nuk e meriton këtë. Përgjegjësia do të jetë nominale, këtë herë!

 

Tags: edi ramakoco kokedhimapergjimetvangjush dako

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Stuhia shkakton 3 viktima në Francë, policia bën ‘bingo’ me zbulimin në Holandë

Stuhia shkakton 3 viktima në Francë, policia bën ‘bingo’ me zbulimin në Holandë

Video/“Çohu shefe, çohu…”, prokurori ‘udhëzon’ Donika Prelën

Video/“Çohu shefe, çohu…”, prokurori ‘udhëzon’ Donika Prelën

A do të vazhdojë BE-ja të mbështesë “liderët e fortë”?

A do të vazhdojë BE-ja të mbështesë “liderët e fortë”?

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Theth, prishje ndërtimesh pa leje – IKMT te objekti i fundit, pronarët: “Të pritet gjykata”
Aktualitet

Theth, prishje ndërtimesh pa leje – IKMT te objekti i fundit, pronarët: “Të pritet gjykata”

by mirseda
20:41 | 14/07/2025
0

IKMT i është drejtuar këtë mbrëmje objektit të fundit të ndërtuar pa leje në Theth, që do...

Përplasjet pas finales së madhe, Joao Pedro: Filluan të na provokonin, më pas…

Përplasjet pas finales së madhe, Joao Pedro: Filluan të na provokonin, më pas…

20:18 | 14/07/2025
Urdhëri i Ramës zbatohet edhe në Bashkinë Lushnjë. Dorëhiqen 15 drejtorë dhe 13 administratorë të njësive

Urdhëri i Ramës zbatohet edhe në Bashkinë Lushnjë. Dorëhiqen 15 drejtorë dhe 13 administratorë të njësive

19:58 | 14/07/2025
Pas urdhrit të Ramës/ Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër

Pas urdhrit të Ramës/ Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër

19:50 | 14/07/2025
Mbrojtësi i Kombëtares me destinacion të ri, bashkohet me ekipin zviceran

Mbrojtësi i Kombëtares me destinacion të ri, bashkohet me ekipin zviceran

19:48 | 14/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com