Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe deputetët Fatmir Xhafaj dhe Blerina Gjylameti kanë zhvilluar një takim me disa banorë të Njësisë 10 në kryeqytet ku kanë dëgjuar disa nga shqetësimet e tyre, por jo vetëm.
Sigurisht, siç ishte e pritshme, Rama gjatë bashkëbisedimit me banorët nuk ka ngurruar që të flasë sërish për përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”. Duke iu referuar kësaj të fundit, kryeministri tha se “atyre u janë dërguar materialet në fjalë dhe fundja bënë punën e tyre”, por pa e përmendur gazetën në fjalë.
Më tej, lidhur me bujën që bënë përgjimet në fjalë, Rama ka sulmuar opozitën teksa tha se “balta e madhe që po hedhin lart e poshtë është një hall i madh, pasi e bënë Shqipërinë copë!”
Rama: Çfarë do konfirmojmë, patjetër do bëjmë zgjedhje. Po ta marrësh nga ana e rehatit çfarë arsye kemi t’i lëmë gjërat e tjera. Po të ishte punë rehati, s’doni zgjedhje, ok nuk bëjmë. Por po filloi kjo lojë ajo nuk mbaron më. 15-20 vjet.
Veliaj: Kur ishim ne në opozitë mezi prisnim të vinin zgjedhjet. Këtu qeveria do të bëjë zgjedhje, opozita do t’i shtyjë.
Rama: Hall i madh. Balta e madhe që po hedhin lartë e poshtë. Jo thjesht ne por edhe jashtë Shqipërisë paguajnë, hidh artikuj këtej, hidh andej. Në atë rast gazeta merret me gjëra të tilla, i kanë çuar e ka bërë, puna e vetë. Por shumë angazhim, shumë energji, është tmerr i madh, e bënë copë Shqipërinë vetëm për…nuk e di. Nuk e bën asnjë në botë, të gjithë kanë pasur opozitë, të gjithë kanë pasur beteja. Të gjitha vendet që kanë qenë në BE, edhe Bullgaria kishte bojkot por morën presidencën e BE-së, 6 muaj bënë paqe politike.
Më vjen keq, po asnjë shtet tjetër nuk ka fatkeqësi të ketë Saliun. Të gjithë ato që dolën nga ato historira ikën në punë të vet, ky vazhdon akoma.
Bëmë në 2017 marrëveshjen. Por aq muaj sa ndenjën, gjëra të pabesueshme, budallallëqe, i paaftë, a ty e kupton jepja dhe njëherë ta bëjnë nga e para. Si luani njësoj, që nga mishngrënës, vegjetarian dhe fol me vete, është tmerr i madh.