Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Dosja 339/ Meta godet fort Prokurorinë, dënon censurën

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Dosja 339/ Meta godet fort Prokurorinë, dënon censurën

Pas vendimit të djeshëm të prokurorëve Dritan Premci e Vladimir Mara për të ndaluar mediat të publikojnë pjesë nga dosja 339, një reagim është përcjellë nga presidenti Meta.

Me anë të një deklarate për median, presidenti thotë se kjo është e papranueshme dhe bie ndesh me Kushtetutën.

Më tej kreu i shtetit inkurajon mediat të vijojnë denoncimin e fakteve kriminale që ata kanë.

Kreu i shtetit shprehet se është i shqetësuar sa i përket vendimit të organit të akuzës, njëherësh kerkon që të zbardhet sa më shpejt e vërteta.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim të thellë publikimet e gazetës së njohur gjermane “Bild”, të interceptimeve të bisedave telefonike mes disa funksionarëve publikë në Qarkun e Durrësit, me persona me precedentë kriminal gjatë procesit të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

Presidenti i Republikës gjithashtu është njohur edhe me reagimin e organit të Prokurorisë, ndaj publikimit të këtyre interceptimeve, që nëpërmjet një urdhërese kërkon ndalimin e publikimit të tyre në media.

Presidenti i Republikës duke shprehur shqetësim të thellë në lidhje me këtë urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda thekson se: Referencat ligjore të nenit 104 të Kodit të Procedurës Penale, nenit 295/a, paragrafi i 3-të të Kodit Penal, të përdorura nga organi i Prokurorisë përcaktojnë detyrime ligjore që i adresohen për zbatim punonjësve të shtetit dhe nxjerrja e një urdhëri të tillë, indirekt intimidon median e lirë, ç’ka është e papranueshme për një shoqëri demokratike.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, mbron të drejtën themelore të qytetarëve për informim. Neni 22 i saj sanksionon qartë se:

1.Liria e shprehjes është e garantuar.

2.Liria e shtypit, e radios dhe e televizionit është e garantuar.

3.Censura paraprake e mjeteve të komunikimit ndalohet.

Ndërsa neni 23, pika 1 sanksion qartë se: E drejta e informimit është e garantuar. Asnjë urdhër nuk mund të ketë autoritet mbi këtë të drejtë themelore kushtetuese të medias së lirë e të pavarur. Presidenti i Republikës, inkurajon organin e Prokurorisë të hetojë me përparësi, paanësi dhe profesionalizëm këtë dosje të bërë publike, por edhe çdo dosje tjetër që ka të bëjë me manipulimin e zgjedhjeve apo intimidimin e qytetarëve me qëllim deformimin e vullnetit te tyre të lirë dhe shtrembërimin e rezultatit të zgjedhjeve.

Çdo vonesë në hetimin dhe zbardhjen e së vërtetës nga ana e organit të Prokurorisë, nuk i shërben interesit publik të përgjithshëm.

Presidenti i Republikës mbështet reagimin e sotëm të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, lidhur me këtë çështje dhe inkurajon të gjithë gazetarët kurajozë në denoncimin e fakteve dhe të dhënave kriminale.

Rikthimi i besimit tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme është vendimtar jo vetëm për bashkëjetesën tonë të shëndetshme demokratike, si shoqëri, por edhe për celjen e negociatave për antarësimin në Bashkimin Evropian sa më parë”.

Tags: censuregjykatëMediaMeta

TË LIDHURA

Aksion në Sarandë: IMT dhe Policia Bashkiake shembin 2 ndërtime pa leje
Aktualitet

Aksion në Sarandë: IMT dhe Policia Bashkiake shembin 2 ndërtime pa leje

13:22 | 11/08/2025
Aksident në fshatin Hamallaj, humb jetën një këmbësor
Aktualitet

Aksident në fshatin Hamallaj, humb jetën një këmbësor

11:50 | 11/08/2025
Tentoi të fshihte provat për vëllain polic, masë detyrim paraqitje për efektivin
Aktualitet

Tentoi të fshihte provat për vëllain polic, masë detyrim paraqitje për efektivin

10:35 | 11/08/2025
Next Post
Shqipëria e ‘varfër’, urë lidhëse e trafikantëve. Rinia shqiptare mes luksit të shfrenuar dhe femrave…

Shqipëria e 'varfër’, urë lidhëse e trafikantëve. Rinia shqiptare mes luksit të shfrenuar dhe femrave...

“Gati të gjuaj me molotov”/ Revoltohet Voltana Ademi, sqaron si qëndron e vërteta

"Gati të gjuaj me molotov"/ Revoltohet Voltana Ademi, sqaron si qëndron e vërteta

Kush është Astrit Avdyli, koka e grupit të Shijakut. Pse iu ngjit nofka “I URTI”

Kush është Astrit Avdyli, koka e grupit të Shijakut. Pse iu ngjit nofka “I URTI”

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025




TË FUNDIT

Aksion në Sarandë: IMT dhe Policia Bashkiake shembin 2 ndërtime pa leje
Aktualitet

Aksion në Sarandë: IMT dhe Policia Bashkiake shembin 2 ndërtime pa leje

by mirseda
13:22 | 11/08/2025
0

Në një aksion të përbashkët mes Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Policisë Bashkiake të Sarandës,...

Aksident në fshatin Hamallaj, humb jetën një këmbësor

Aksident në fshatin Hamallaj, humb jetën një këmbësor

11:50 | 11/08/2025
Inter ndalon negociatat për Lookman, Napoli pret zhvillimet

Inter ndalon negociatat për Lookman, Napoli pret zhvillimet

11:18 | 11/08/2025
Tentoi të fshihte provat për vëllain polic, masë detyrim paraqitje për efektivin

Tentoi të fshihte provat për vëllain polic, masë detyrim paraqitje për efektivin

10:35 | 11/08/2025
Tërmet i fortë 6.1 ballë në Turqi, tronditet Balikesiri

Tërmet i fortë 6.1 ballë në Turqi, tronditet Balikesiri

10:32 | 11/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com