Deputeti i cili pranoi mandatin, Lefter Maliqi ka deklaruar se zgjedhjet vendore të 30 qershorit duhet të shtyhen për të shmangur konfliktet civile.
I ftuar në “A2 CNN”, Maliqi u shpreh se në rast se zgjedhjet nuk shtyhet, sipas tij mund të ketë pasoja të rënda, deri edhe viktima. Po ashtu, deputeti shtoi më tej se zgjidhja mund të vijë nga kreu i shtetit dhe nga ndërkombëtarët.
“Mund të ketë konflikt civil me pasoja për vendin dhe mendoj se zgjedhjet duhet të shtyhen. Nëse nuk shtyhen mund të ketë pasoja, deri edhe viktima.
Unë jam kundër këtyre ngjarjeve, por pasojat do të jenë mbi këtë politikë”, tha Maliqi.