Elton John gjatë një koncerti të mbajtur në Itali ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me Brexit. Këngëtari me famë botërore është shprehur se nuk iu përket atyre anglezëve idiotë që e mbështesin, por është evropian.
“Më vjen turp nga vendi im për atë që ka bërë. I përçau njerëzit. Më kanë ardhur në majë të hundës politikanët, veçanërisht ata britanikë. Më ka ardhur në majë të hundës Brexit-i. Jam europian. Nuk jam një imperialist anglez idiot”, tha 72-vjeçari në Verona.
Publiku italian e duartrokiti gjatë këtë deklaratë politike të këngëtarit të famshëm.