Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

E akuzuan se rrëmbente fëmijët, sulmohet gruaja në mes të Ferizajit

7 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
E akuzuan se rrëmbente fëmijët, sulmohet gruaja në mes të Ferizajit

Prej ditësh në rrjetet sociale po qarkullojnë pamjet e një gruaje rome, e cila akuzohej se në të vërtetë ishte mashkull dhe që rrëmbente fëmijët.

Por, policia e Kosovës ka reaguar duke bërë verifikimet përkatëse, teksa u shpreh se në fakt nuk ka asnjë denoncim dhe se gruaja në fjalë nuk paraqet rrezikshmëri për komunitetin.

Por, publikimi i saj në rrjetet sociale ka nxitur dhunën, duke sjellë sot një rast të rëndë në mes të Ferizajit.

Gruaja rome ishte duke ecur kur sulmohet nga një djalë, i cili e godet atë në kokë.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e cila rrëfeu se si gruaja rome diskriminohej në shkollë derisa u detyrua ta lërë atë.

Lidhur me sulmin, ambasadorja shprehet se ky është një turp që bie mbi të gjithë shoqërinë.

Reagimi i plotë i ambasadores Vlora Çitaku:

E kam pasë në klasë Nurijen dhe Fitimin. Nurija dhe Fitimi gjithmonë janë ulur në bankën e fundit, edhepse mësuesja kërkonte t’i ulte me ne. Po ne, i tallnim. Nuk ua jepnim dorën. Nuk i preknim. Nuk luanim dhe nuk flisnim me ta. I tallnim.

Nje ditë kur Nurija u sëmur dhe nuk erdhi në shkollë për disa javë, mësuesja jonë menxi na mblodhi disa shokë të klasës që të shkojmë ta vizitojmë.

E di edhe e mbajë mend se sa shumë mundohej mësuesja jonë që të na bindte të rrimë dhe të loznim me ta. Besa, edhe na ndëshkonte kur na shihte që po i sulmojmë apo përqeshim.

Nurija dhe Fitimi e ndërprenë shkollën. Se ne ua bëmë të padurueshme.

Sot, fëmijët tanë po i rrahin në rrugë Nurijen, Fitimin, dhe fëmijët e tyre.

Turpi qoftë mbi ne.

Tags: femijetFerizajgruajasulmohet

TË LIDHURA

Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen
Rajoni

Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen

15:47 | 16/03/2026
Bllokada në Kuvend rrezikon marrëveshjet ndërkombëtare 121 mln € në Kosovë
Rajoni

Bllokada në Kuvend rrezikon marrëveshjet ndërkombëtare 121 mln € në Kosovë

14:30 | 16/03/2026
Bastisje në burgun e Malandrinos, gjendet thikë në qelinë e kriminelit famëkeq shqiptar
Rajoni

Bastisje në burgun e Malandrinos, gjendet thikë në qelinë e kriminelit famëkeq shqiptar

10:09 | 13/03/2026
Next Post
“UFC Stokholm”/ Lajm i keq për Ilir Latifin, anulohet sfida kryesore

“UFC Stokholm”/ Lajm i keq për Ilir Latifin, anulohet sfida kryesore

Afera në aksin Milot-Balldren/ Basha: Taksat tuaja po i jep për 17 km rrugë (video)

Afera në aksin Milot-Balldren/ Basha: Taksat tuaja po i jep për 17 km rrugë (video)

Duhet shkruar në Kushtetutë, çdo lek i shqiptarëve të shpenzohet…

Duhet shkruar në Kushtetutë, çdo lek i shqiptarëve të shpenzohet…







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

“Ka qenë i shkëlqyer”, Trump vlerëson Grenell: Do të punojmë bashkë
Bota

“Ka qenë i shkëlqyer”, Trump vlerëson Grenell: Do të punojmë bashkë

by mirseda
22:40 | 16/03/2026
0

Pasi e largoi nga drejtimi i qendrës ‘Kenedy’, presidenti amerikan Donald Trump i ka caktuar një detyre...

PD organizon komunikimin digjital, ja kush janë anëtarët e grupit të ri

PD organizon komunikimin digjital, ja kush janë anëtarët e grupit të ri

22:36 | 16/03/2026
Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia

Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia

22:05 | 16/03/2026
Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së

Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së

21:22 | 16/03/2026
Seferi protagonist në Turqi, dhuron asist me Bodrumspor

Seferi protagonist në Turqi, dhuron asist me Bodrumspor

20:57 | 16/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com