Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kakofonia e ndërkombëtarëve, kujt i duhet besuar?

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Meta, një përpjekje për të dalë nga shtrati i Monikës

Nga: Andi Bushati

Eksportimi i krizës shqiptare në rangjet e larta europiane dhe rikthimi i saj tek ne në formën e deklaratave kundërthënëse, po krijon një trubullirë të madhe për publikun.

Palët politike të bindura se e kanë humbur krejtësisht legjitimitetin brenda vendit po përpiqen të luftojnë me njëra tjetrën përmeës mesazheve që vijnë nga Brukseli apo Berlini, Parisi apo Haga.

Sapo njëri krah përmend zyrtarët e BE-së, tjetri popmpon deputetët e bundestagut, sapo i pari përdor ndonjë politikan qefli në moshë të thyer, i dyti i kundërpërgjigjet me ndonjë pensioniste që vetëm në Tiranë i kushtohet vëmendje.

Në këtë kakofoni, një konsumues i zakonshëm i politikës e ka të vështirë të kuptojë se kujt prej atyre, që për një kohë të gjatë i kemi konsideruar si “arbitra të paanshëm”, duhet ti besojë.

A është real Progres Raporti i komisionit që i shkon për shtat qeverisë Rama, apo mos vallë është më i saktë qëndrimi i shumicës parlamentare gjermane, që pretendon se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet që iu vunë një vit më parë?

A duhen përtypur symbyllurazi deklaratat e Mogherinit, që e shet reformën në drejtësi si një histori suksesi, apo duhet lexuar me vëmendje qëndrimi i Bundestagut për gjykata jo funksionale.

A të flemë të qetë se morëm edhe njëherë reagim pozitiv për hapjen e negociatave, apo të besojmë ato që thonë njerëzit e afërt të presidentit francez Macron, se ai nuk do të lejojë as këtë vit ndezjen e dritës jeshile për Shqipërinë?

Përpara se të vendosim rend në këtë kullë të vërtetë Babiloni është mirë të shpjegojmë disa gjëra të thjeshta. Vendimi i Brukselit që i propozon vendeve anëtare një rekomandim pozitiv për Shqipërinë, nuk ishte një surprizë. Kjo “Po” e shitur në qershorin e shkuar për më shumë sesa ishte, na qe dhuruar që vjet. Dhe me përjashtim të ndonjë katastrofe, Komisioni Europian nuk i tërheq mbrapsht rekomandimet e veta. Shembulli më i prekshëm për këtë është ai i fqinjit tonë lindor, Maqedonisë, që megjithëse lëngoi gjatë nën regjimin despotik të Nikola Gruevskit, Brukseli, pasi ia dha, nuk ia tërhoqi më pas viston për hapjen e negociatave.

Por, në shumë raste, ndryshe gjykojnë burokratët e Brukselit dhe krejt ndryshe vendet e fuqishme anëtare që procesojne edhe infot që u vijnë nga shërbimet sekrete, policitë lokale dhe skanimi që ata i bëjnë vetë qeverisjes së Tiranës.

Eshtë pikërisht kjo anë tjetër e medalies që që e ka shtyrë partinë e Anxhela Merkelit të trishtohet për moshetimin e politikanëve të implikuar në blerjen e votave dhe në abuzime financiare.

Eshtë pikërisht kjo që e yshti, trashigimtarin e partisë, sot opozitare, të Nikola Sarkozisë të fliste për pamundësinë e përparimit të një vendi të korruptuar drejt BE-së.

Eshtë pikërisht kjo që i detyroi deputetët holandezë të votonin masivisht rikthimin e vizave, nga frika e eksportimit të kriminalitetit shqiptar në vendin e tyre.

Dhe fatkeqësisht, për aktin final të hapjes së negociatave nuk vendosin as Frederika Mogherini dhe as Hanes Han, por vendet anëtare të BE-së, disa prej anëtarëve themelues të së cilës kanë shpërehur rezerva therrëse për qeverinë e Tiranës.

Për të gjithë ata që e njohin procesin, janë këta të fundit që duhen dëgjuar dhe argumentat e tyre që duhen mbajtur vathë në vesh.

Ndërsa për të tjerët, të përhumburit me vetëdije në kakofoninë e qëndrimeve ndërkombëtare që bëjnë rikoshet në Tiranë, ka vetëm një mundësi për tu kthjelluar.

Ata duhet të bëjnë durim. Ata duhet të presin edhe tre javë.

Në 18 qershor vendimi për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë do të merret nga krerët e vendeve anëtare. Dhe vetëm atëherë do të kuptohet përfundimisht se cilat nga argumentat që gëlojën sot në treg duhej besuar: ato për histori suksesi, apo ato për një ngelje të përsëritur në klasë.

 

Tags: ANDI BUSHATInderkombetaretpalet politike

TË LIDHURA

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki
Aktualitet

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?
Editorial - Opinione

A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?

20:45 | 18/06/2025
Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?
Editorial - Opinione

Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?

19:24 | 17/06/2025
Next Post
Rruga “prej floriri”/ Kompania me kapital 4 mln €, kontratë për 52 mln

Rruga “prej floriri”/ Kompania me kapital 4 mln €, kontratë për 52 mln

Çudira shqiptare/ Precedenti i listës së KQZ-së, pjesë e zgjedhjeve edhe kryetari i Akademisë së Shkencave

Çudira shqiptare/ Precedenti i listës së KQZ-së, pjesë e zgjedhjeve edhe kryetari i Akademisë së Shkencave

Video që po bën xhiron e internetit, ekipi feston me striptiste ngjitjen në kategori

Video që po bën xhiron e internetit, ekipi feston me striptiste ngjitjen në kategori

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Kanosën me armë zjarri një 30-vjeçar, vihen në pranga dy vëllezër
Aktualitet

Kanosën me armë zjarri një 30-vjeçar, vihen në pranga dy vëllezër

by mirseda
13:30 | 21/06/2025
0

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas...

Aksident i rëndë në Maliq, automjeti përfundon i përmbysur në fushë, ja çfarë raportohet

Aksident i rëndë në Maliq, automjeti përfundon i përmbysur në fushë, ja çfarë raportohet

13:26 | 21/06/2025
Arrestohet spiuni i Iranit në Qipro, kishte nën vëzhgim bazën ushtarake britanike

Arrestohet spiuni i Iranit në Qipro, kishte nën vëzhgim bazën ushtarake britanike

12:57 | 21/06/2025
Big Basta flet pas fitores së Ferma VIP

Big Basta flet pas fitores së Ferma VIP

12:39 | 21/06/2025
Rriten shqetësimet nga virozat! Mjekët: Kujdes për fëmijët

Rriten shqetësimet nga virozat! Mjekët: Kujdes për fëmijët

12:36 | 21/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com