Një video e festës së skuadrës së Lansas pas triumfit 1-0 ndaj Fuerteventurës është duke bërë xhiron e internetit. Ekipi spanjoll, i cili siguroi ngjitjen në një kategorinë më lartë, ka festuar me striptiste në dhomat e zhveshjes.
Në momentin e mbërritjes në dhoma pas ndeshjes, lojtarëve iu rezervua një surprizë e këndshme, teksa disa striptiste performuan para tyre. Videoja shkaktoi reagime të shumta në internet, ndërkohë që drejtuesit e klubit zbuluan se nuk kishin lidhje me këtë organizim, teksa striptistet ishin dhuratë nga një tifoz.