Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Letra e 6-të publike/PD: Njerëzve u ka shkuar thika në palcë, ne s’do ndalemi!

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Letra e 6-të publike/PD: Njerëzve u ka shkuar thika në palcë, ne s’do ndalemi!

Pas letrës së gjashtë të Ramës, ku e ftonte Bashën për dialog, ndërsa janë në kufirin e kohës pasi në 30 qershor janë zgjedhjet, një kundërpërgjigje vjen nga radhët e PD-së.

Është Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, i cili i cilëson këto letra hipokrite dhe hilacake. Në sqarimin në fjalë, ai thotë se Rama nuk bën gjë tjetër me letrat e tij, veçse nxit dhunë dhe provokon qytetarët, që u ka shkuar thika e pushtetit të tij në palcë. Ndodhur në këto kushte, po sipas tij, Rama duhet ti japë fund letrave, pasi opozita e bashkuar nuk do të ndalet për zgjedhjet e lira e të ndershme, për të ndërtuar Shqipërinë si gjithë Europa.

Statusi

Këto ditë kam lexuar me qindra komente për letrat hipokrite dhe hilacake të Edi Ramës, por efektin e vërtetë të tyre e kuptova gjatë protestës se fundit.

Në momentin kur përpiqesha të ndaloja qytetarë të zemëruar tek Parlamenti, njëri prej tyre, rreth 50 vjeç, i revoltuar nga ndërhyrja ime, më tha: “Pse ma heq të drejtën të marr hak? Edi Rama me ka lënë fëmijët pa bukë. Tani tallet me mua me ato letrat në facebook”.

Episodi i babait që lufton për mbijetesë në regjimin e panjerëzishëm të Edi Ramës, m’u kujtua tani, kur lexova letrën e gjashtë (shpresoj të fundit), në të cilën ai vazhdonte të tallej, të fyente dhe të provokonte me mijëra e mijëra protestues.

Duke injoruar shkaqet reale te krizës dhe problemet reale të qytetarëve, duke i fyer ata sa herë që ka mundësi, duke mos patur ndjeshmërinë më të vogël për mijëra prindër që nuk kanë me çfarë ushqejnë fëmijët, duke u hakmarrë politikisht dhe duke dërguar tatimet në bizneset e qytetarëve që dalin në protestë, duke mos hequr dorë nga kërcënimi për prishjen e shtëpive që pengojnë planet e tij korruptive, Edi Rama nuk bën asgjë tjetër me letrat e tij, veçse nxit dhunë dhe provokon qytetarët që u ka shkuar thika e pushtetit të tij në palcë.

Në vend që të shkruajë letra luftënxitëse, që me hipokrizi i quan “ftesa për dialog”, Edi Rama bën mirë të kuptojë se ai është i pafuqishëm të ndalë triumfin e shqiptarëve të bashkuar.

Kauza jonë për zgjedhje të lira e të ndershme, për të ndërtuar Shqipërinë si gjithë Europa, është kauza më e drejtë për të cilën shqiptarët kanë luftuar këto 29 vite, që pas rrëzimit të diktaturës. Vetem një qeveri e dalë nga zgjedhjet e lira e të ndershme, është garanci për mireqenie, punësim dhe zhvillim për qytetarët shqiptarë.

#Asnjëhappas
#2qershor2019
#Ramaik

Tags: bashaGazmend Bardhirama

TË LIDHURA

E rëndë/ Do dërgohej në kampin e Gjadrit, 42-vjeçari kryen vetëvrasje në burg
Aktualitet

E rëndë/ Do dërgohej në kampin e Gjadrit, 42-vjeçari kryen vetëvrasje në burg

18:08 | 21/05/2025
Arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Savona të Italisë, vlera e drogës shkon në 350 mijë euro
Aktualitet

Arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Savona të Italisë, vlera e drogës shkon në 350 mijë euro

17:23 | 21/05/2025
Drejt supersfidës Shqipëri-Serbi, interesim i jashtëzakonshëm për bileta
Aktualitet

Drejt supersfidës Shqipëri-Serbi, interesim i jashtëzakonshëm për bileta

16:13 | 21/05/2025
Next Post
Finalja më e pasur në histori, dy legjenda përplasen sonte në “Wembley” (Video)

Finalja më e pasur në histori, dy legjenda përplasen sonte në “Wembley” (Video)

Letrat e njëpasnjëshme për Bashën, Vasili sugjeron Ramën ç’të shkruajë tek e shtata

Letrat e njëpasnjëshme për Bashën, Vasili sugjeron Ramën ç’të shkruajë tek e shtata

E fshiu nga harta e Afrikës, Etiopia i kërkon falje publike Somalisë

E fshiu nga harta e Afrikës, Etiopia i kërkon falje publike Somalisë

JU REKOMANDOJMË

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Shuhet pediatri i njohur tropojan i ‘Nënë Terezës’, zemra e ‘tradhtoi’ në krye të detyrës, teksa i shërbente fëmijëve!

Shuhet pediatri i njohur tropojan i ‘Nënë Terezës’, zemra e ‘tradhtoi’ në krye të detyrës, teksa i shërbente fëmijëve!

16:31 | 15/05/2025




TË FUNDIT

E rëndë/ Do dërgohej në kampin e Gjadrit, 42-vjeçari kryen vetëvrasje në burg
Aktualitet

E rëndë/ Do dërgohej në kampin e Gjadrit, 42-vjeçari kryen vetëvrasje në burg

by mirseda
18:08 | 21/05/2025
0

Një 42-vjeçar maroken, i cili pritej të dërgohej në kampin e Gjadrit në vendin tonë, ka kryer...

Einxhel Shkira zbulon emrin e djalit të saj të dytë: një zgjedhje e veçantë

Einxhel Shkira zbulon emrin e djalit të saj të dytë: një zgjedhje e veçantë

17:56 | 21/05/2025
Partizani merr pjesë çdo vit, “ekspert” i Conference League

Partizani merr pjesë çdo vit, “ekspert” i Conference League

17:55 | 21/05/2025
Përmbytjet bëjnë ‘kërdinë’ në këtë vend, raportohet për viktima dhe të zhdukur

Përmbytjet bëjnë ‘kërdinë’ në këtë vend, raportohet për viktima dhe të zhdukur

17:34 | 21/05/2025
Arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Savona të Italisë, vlera e drogës shkon në 350 mijë euro

Arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Savona të Italisë, vlera e drogës shkon në 350 mijë euro

17:23 | 21/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com