Pas letrës së pestë publike të kryeministrit Rama drejtuar kreut të PD-së, Lulzim Basha, ka ardhur dhe reagimi i këtij të fundit.
Me anë të një statusi në “Facebook”, Basha shfaqet i bindur në qëndresën e tyre, teksa deklaron se nuk do të bëhet asnjë hap pas. Kreu demokrat shkruan se do ta çojnë deri në fund këtë betejë që kanë filluar, me qëllim për ta parë “Shqipërinë si gjithë Europa”.
“Ne jemi Populli i Europës, ne jemi Populli i Lirisë, ne jemi Populli i Demokracisë. Ne jemi njerëz që besojmë në vlera, besojmë tek dinjiteti i njeriut, besojmë tek familja, besojmë tek atdheu.
Demokracinë nuk e japim, të drejtat dhe liritë tona nuk i dorëzojmë. Beteja për to është misioni më i madh dhe më fisnik i njeriut të lirë. Beteja me të keqen, po e çliron dhe fisnikëron shoqërisë dhe kombit tonë.
Forca jonë është bashkimi, forca jonë është qëndresa, forca jonë është përballja deri në fitoren e kësaj beteje për Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë hap pas”, shkruan Basha.