Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Propozimi i Metës për kontroll ndaj reformës në drejtësi, akt prej lideri politik

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Propozimi i Metës për kontroll ndaj reformës në drejtësi, akt prej lideri politik

*Titulli origjinal: Meta rrëmben spektrin e kryeopozitarit të Reformës në Drejtësi

Nga Andi Bushati/ Ilir Meta ka pranuar të veshtë kostumin e liderit të koalicionit gjithnjë e më të madh të atyre që po e shohin me zhgënjim ecurinë e reformës në drejtësi. Duke u bërë zyrtari i parë i lartë i shtetit shqiptar, që shpreh me kaq forcë rezervat ndaj asaj që ndërkombëtarët vazhdojnë ta konsiderojnë si histori suksesi, ai ka hedhur një hap të fortë politik. Ai po përpiqet ti japë zë asaj mase plot laryshi, politikanësh, opinionistësh, kritikash dhe zërash publikë, që megjithë dasitë e mëdha me njëri-tjetrin, po i bashkon frika e rilindjes së një përbindëshi të kapur politikisht.

Dhe kreu i shtetit nuk është mjaftuar ta ngërthejë këtë mision vetëm përmes kritikave që i ka bërë eksesve të deritanishme, por mbi të gjitha duke propozuar zgjidhje konkrete.

Gjatë konferencës së kësaj të mërkure për “Sfidat e sigurisë në Ballkan” ai ka fshikulluar pamundësinë e ringritjes në tre vite të gjykatës kushtetuese, zgjedhjen e diskutueshme të kryeprokurores Arta Marku, lojën e dyfishtë të Euraliusit, apo mendësinë e gjuetisë së shtrigave përmes goditjes sipas madhësisë së peshqve.

Cilido që e ka ndjekur këtë sagë të trishtë tre vjeçare, mund ti shtojë këtyre mëkateve edhe kapjen politike të institucioneve të sapokrijuara, vettingun me dy standarde alla Donika Prela, dhe implikimin e sharlatanesk të ndonjë ndërkombëtari të niveleve të larta.

Por, ajo që hapi i Ilir Metës ka pasur të ndryshme nga skeptikët e tjerë të reformës në drejtësi është pohimi i tij për kërkimin e rrugëve institucionale për të zhbërë ato që janë ngritur mbrapsht. Kreu i shtetit ka rrëfyer sot për një kërkesë ndaj instancave më të larta të Brukselit, për sjelljen e një komisioni verifikimi që do të kontrollonte ecurinë e deri tanishme.

A do ta pranonte një organizëm i tillë ‘lejen” e Euralius dhe OPDAT, për një kryeprokurore që mbretëron prej dy vitesh vetëm me votat e njërës palë, megjithëse kjo shpikje nuk shkruhet askund në kushtetutë?

A do i legalizonte ai vendimet e komisionit të vettingut që dikujt ia quan të ligjshme paratë e pataksuara dhe dikë tjetër e penalizon për të njëjtën gjë?

A do i justifikonte ai veprimet e asgjësimit të Gjykatës Kushtetuese, që me gjithë mangësitë, ka qenë një organ që i ka thyer hundët sa qeverive të Berishës, po aq edhe të Ramës?

Pra propozimi i Ilir Metës për të kaluar nga retorika (disa e quajnë histori suksesi ndërsa të tjerët dështim të sigurt) në hapa institucionalë për kontrollimin dhe shmangien e së keqes, është një akt prej politikani serioz.

Natyrisht, që një rrugë e tillë nuk do të realizohet sot për sot e shpejt e shpejt. Ajo nuk ka shpresë të vihet në zbatim pa përfunduar zgjedhjet europiane të kësaj fundjave dhe as pa u ndryshuar qeveria e Brukselit në shtatorin e ardhshëm. Por ajo është një dosje që duhet trajtuar me kujdes në mënyrë që drejtuesit e rinj të Komisionit Europian ta gjejnë në tryezat e tyre të punës në vjeshtë.

Vetëm kështu mund të përkundet një shpresë se euforia për “Shqipërinë fanar ndriçues në BE” do të përfundojë dhe do shqyrtohen realisht fondet e dhuruara nga taksapaguesit e 28-shes.

Ilir Meta konfirmoi se do të ndjekë këtë rrugë. Natyrisht, duke u sjellë kështu, personalisht nuk do ti shpëtojë akuzave. Do të përballet me shigjetimet se do të vendosë një shejtan në djepin e zbrazur, se ka konflikt interesi, apo se i trembet faktit se mund të jetë viktima e parë e drejtësisë së re.

Por, pavarësisht akuzave që do t’i bëhen apo qëllimeve reale të atij vetë, propozimi i presidentit është një akt prej lideri politik. Sepse realisht pas tre vjetësh, ka ardhur koha për të përfunduar me euforinë e reformës që do të prodhonte mrekullira dhe për të bërë bilancin e saj real. Dhe kjo nuk mund të arrihet nëse nismëtarët, financuesit dhe mbështetësit e saj nuk skanojnë vetveten. Është koha që edhe Brukseli të kuptojë ku ka gabuar dhe ku është mashtruar.

Tags: Aktdrejtesikontrolllideri politikMetësprejpropozimireformës

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Licencë për transport dhe shërbime funerale, por përdor ambulancë private në spital

Licencë për transport dhe shërbime funerale, por përdor ambulancë private në spital

Vajza feston 1-vjetorin, modelja shqiptare bën urimin special

Vajza feston 1-vjetorin, modelja shqiptare bën urimin special

Delegacioni BE i përgjigjet Metës: Reforma në drejtësi, prioritet për çdo politikan

Delegacioni BE i përgjigjet Metës: Reforma në drejtësi, prioritet për çdo politikan







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Irani dënon sulmet izraelite: “Do paguani çmim të rëndë”
Bota

Irani dënon sulmet izraelite: “Do paguani çmim të rëndë”

by mirseda
23:03 | 27/03/2026
0

Ministri i Jashtëm i Iran, Abbas Araghchi, ka dënuar ashpër sulmet izraelite ndaj objekteve bërthamore iraniane, duke...

Sulmet iraniane ndaj shteteve të Gjirit vazhdojnë, dy porte në Kuvajt sulmohen me dronë dhe raketa

Sulmet iraniane ndaj shteteve të Gjirit vazhdojnë, dy porte në Kuvajt sulmohen me dronë dhe raketa

22:47 | 27/03/2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

22:35 | 27/03/2026
“Meta në paraburgim pa dosje”/ Reagon Ambasada në Shkup

“Meta në paraburgim pa dosje”/ Reagon Ambasada në Shkup

22:28 | 27/03/2026
Mbi 400 luftëtarë të Hezbollahit janë vrarë që nga fillimi i konfliktit me Izraelin

Mbi 400 luftëtarë të Hezbollahit janë vrarë që nga fillimi i konfliktit me Izraelin

22:06 | 27/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com