Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Kryemadhi takim me komunitetin shqiptar në Bolzano të Italisë

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Kryemadhi takim me komunitetin shqiptar në Bolzano të Italisë

Me ftesë të komunitetit shqiptar që jeton e punon në rajonin e Alto Adige të Italisë ku jetojnë rreth 4000 shqiptarë, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi gjendet prej dy ditësh në komunën e Bolzanos.

Kryemadhi shoqërohet në këtë vizitë nga ish-deputetët e LSI-së, Përparim Spahiu e Viktor Tusha si dhe nga Artan Mullaymeri, Anëtar i Këshillit Territorial për emigracionin të Alto Adige pranë prefektit.

Ditën e parë të vizitës së saj në Itali, Kryemadhi ka zhvilluar një takim bashkëbisedues ku morën pjesë mbi 400 shqiptarë, me të cilët ndau shqetësimet lidhur me situatën në Shqipëri, këndvështrimin e LSI-së për daljen nga kriza dhe çuarjen përpara të axhendës integruese evropiane të vendit, duke vlerësuar me një rol të veçantë përfshirjen e shqiptarëve që jetojnë në emigracion për të ndërtuar Shqipërinë si shtëpi për të gjithë shqiptarët.

“Bashkë me Përparimin, Viktorin dhe me shumë ish-deputetë kemi lëvizur në të gjithë Shqipërinë. Po flas për zonën e Dibrës, ishim në zonën e Kalasë së Dodës, ishim në shumë fshatra të braktisura, kishin vetëm pleq dhe plaka dhe nuk gjeje dot një djalë apo një vajzë të re. Mos flasim më për shërbimet e tjera, mungesa e infermierëve dhe mjekeve që të gjithë po na ikin në Gjermani.

82% e gjimnazistëve të Shqipërisë duan të ikin nga Shqipëria. 70% e fëmijëve në shkollat fillore nuk duan të jetojnë në Shqipëri. Që do të thotë që në Shqipëri nuk do të ketë më mësues, nuk do të ketë më mjek, inxhinier, hidraulik, elektriçist, nuk do të ketë më shofer taksish, nuk do të ketë më njerëz që do të punojnë në administratë.

Flisni çdo ditë me familjarët tuaj në Shqipëri, por asnjëri nga ju nuk dëshiron të kthehet. Unë mendoj që Shqipëria nuk ka më nevojë për lider të fortë. Ne kemi nevojë për një sistem, i cili u del garant qytetarëve të tij. Përderisa ne të gjithë paguajmë taksa, si nga i pari deri tek i fundit, nuk ka përse sistemi të mos u përgjigjet qytetarëve të tij”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së theksoi se ajo ka nisur një tur takimesh për të dëgjuar qytetarët, sepse për LSI-në ka një rëndësi shumë të madhe dëgjimi i zërit të tyre.

“Prandaj ne kemi nisur një tur, jo për të dhënë mendimet tona, po më shumë për të dëgjuar. Sepse mendojmë se është shumë e rëndësishme për t’i dëgjuar njerëzit”, tha Kryemadhi.

Gjithashtu në ditën e dytë të vizitës, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi zhvilloi një takim kortezie me Kryetarin e Bashkisë së Bolzanos, Dott. Renzo Caramaschi.

Caramachi shprehu vlerësimet më të larta për komunitetin shqiptar në Bolzano dhe kontributin e tyre në jetën e qytetit. Kryetarja e LSI-së Kryemadhi shprehu mirënjohjen për mbështetjen ndaj shqiptarëve për të përballuar vështirësitë e jetës në emigracion si dhe e ftoi kryetarin Caramachi  për të vizituar Shqipërinë, për të synuar edhe mundësinë e binjakëzimeve e bashkëpunimit të bashkive shqiptare me bashkinë e Bolzanos.

Tags: Kryemadhime komunitetinnë Bolzanoshqiptartakimtë Italisë

TË LIDHURA

Tritol në një biznes në Shkodër, detajet e para
Aktualitet

Tritol në një biznes në Shkodër, detajet e para

22:41 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen
Aktualitet

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
Korçë: 85-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, bie mbi kondicioner; është jashtë rrezikut për jetën
Aktualitet

Korçë: 85-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, bie mbi kondicioner; është jashtë rrezikut për jetën

22:10 | 09/12/2025
Next Post
10 sekondat e vdekjes së Aleko Prodanit

10 sekondat e vdekjes së Aleko Prodanit

Tifozët e Juventusit shpresojnë, Barzagli sjell në Torino Paul Pogba

Tifozët e Juventusit shpresojnë, Barzagli sjell në Torino Paul Pogba

Dokumenti i Tahirit, reagon Paloka: Pyete pak Ramën, pse të hoqi si ministër?

Paloka nuk i ndahet sulmeve ndaj BD-së: E neveritshme! Rama urdhëroi regjistrimin







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

Joz Marku ngre pikëpyetje me reagimin e tij për rolin si opinionist në BBVA Fan Club
Showbizz

Joz Marku ngre pikëpyetje me reagimin e tij për rolin si opinionist në BBVA Fan Club

by mirseda
22:45 | 09/12/2025
0

Emri i Joz Markut është përfolur së fundmi si një nga opinionistët e mundshëm të Big Brother...

Tritol në një biznes në Shkodër, detajet e para

Tritol në një biznes në Shkodër, detajet e para

22:41 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
Korçë: 85-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, bie mbi kondicioner; është jashtë rrezikut për jetën

Korçë: 85-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, bie mbi kondicioner; është jashtë rrezikut për jetën

22:10 | 09/12/2025
Publikohen emrat e zyrtarëve nën masa pas prishjes së pallatit

Publikohen emrat e zyrtarëve nën masa pas prishjes së pallatit

21:40 | 09/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com