I riu që u përplas sot nga treni në Durrës, ka ndërruar jetë në spital. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme, ndërsa sipas dëshmitarëve 16-vjeçari ka qenë me kufje, e për rrjedhojë nuk e ka dëgjuar zhurmën e trenit.
Mësohet se viktima është Samuel Kokomani, nxënës në shkollën e mesme, i cili u dërgua menjëherë në spital ku iu nënshtrua një operacioni, por nuk ka mundur t’u rezistojë plagëve.