Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Shqipëria udhëhiqet nga kriminelë dhe gangsterë”, reagon ish-presidenti

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Shqipëria udhëhiqet nga kriminelë dhe gangsterë”, reagon ish-presidenti

Pas artikullit të publikuar ditën e djeshme nga gazeta gjermane “Bild” kushtuar Shqipërisë, ka reaguar edhe ish-presidenti Bujar Nishani.

Nishani, përmes një postimi në “Facebook”, thekson se gazeta prestigjioze nuk shkruan për shqiptarët, por për të informuar qytetarët evropianë.

Ndër të tjera, ai thotë se ky është një realitet që na turpëron të gjithëve, duke na veshur imazhin e të përkundurve ndaj gangsterëve e të pazotët.

“Konstatimi i “Bild” se Shqipëria është në duart e gangsterëve nuk është i panjohur për shqiptarët por ai tregon se çfarë imazhi ka imponuar për ne në perëndim qeverisja aktuale e “rilindësve”.

Denoncimi i “Bild” nuk e zgjidh dot kaosin që kanë krijuar anarkistët në pushtet por tregon se sa të mëdha dhe të vështira janë përgjegjësitë e shqiptarëve për vendin dhe fëmijët e tyre”, shkruan Nishani.

Reagimi i plotë i Bujar Nishanit:

Gazeta e madhe dhe influente në Gjermani, BILD shkruante dje: “…Shqipëria është shembulli kryesor i një vendi kaotik në duar gangsterësh…”.

E turpshme për të gjithë ne!

E turpshme por dhe kriminale për ata që në krye të 6-të viteve qeverisje të këtij vendi e kthyen atë në ferrin e qytetarëve të vet dhe parajsën e gangsterëve.

Por, gjithashtu një realitet që na turpëron të gjithëve, duke na veshur imazhin e të përkundurve ndaj gangsterëve e të pazotët për ti treguar vendin që meritojnë në të vërtetë gangsterët që kanë pushtuar institucionet në këtë vend.

Konstatimi i Bild se Shqipëria është në duart e gangsterëve nuk është i panjohur për shqiptarët por ai tregon se çfarë imazhi ka imponuar për ne në perëndim qeverisja aktuale e “rilindësve”.

Denoncimi i Bild nuk e zgjidh dot kaosin që kanë krijuar anarkistët në pushtet por tregon se sa të mëdha dhe të vështira janë përgjegjësitë e shqiptarëve për vendin dhe fëmijët e tyre.

Natyrisht që Bild nuk jep receta se si shqiptarët duhet të gjejnë rrugën e kthimit të vendit të tyre në normalitet por ajo qartëson opinionin publik në perëndim se gangsterët shqiptarë nuk janë të rrezikshëm vetëm për qytetarët e Shqipërisë por kërcënojnë tashmë drejtpërdrejt edhe sigurinë e qytetarëve evropianë.

Alarmi i Bild tregon se si mund të asgjësohet e vërteta publike në një vend prej propagandës spekulative kur pushtetet e rëndësishme të medias dhe drejtësisë financohen e menaxhohen nga krimi organizuar në funksion të gangsterëve në pushtet.

Media e lirë dhe prestigjiozë Bild nuk shkruan për të informuar qytetarët shqiptarë, sepse nuk ka njeri në këtë vend që nuk i njeh gangsterët, qofshin ata që përndiqen e dhunohen nga gangsterët e qofshin ata që i ndjekin pas e u shërbejnë gangsterëve.

Bild u tregon qytetarëve evropianë se si taksat dhe parimet e tyre keqpërdoren, tjetërsohen dhe hidhen në koshin e korrupsionit, kapakun e madh të të cilit gangsterët e kaosit shqiptar e mbajnë hapur “non stop”!

Tags: bujar nishanigangsterëgazeta "Bild"

TË LIDHURA

Reagon Shoqata e Avokatëve: Drejtësia është në duart e politikës, gjyqtarët janë viktima të korrupsionit
Aktualitet

Reagon Shoqata e Avokatëve: Drejtësia është në duart e politikës, gjyqtarët janë viktima të korrupsionit

09:25 | 07/10/2025
Heshtje në drejtësi, Gjykata e Apelit bosh pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja
Aktualitet

Heshtje në drejtësi, Gjykata e Apelit bosh pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja

08:52 | 07/10/2025
Analisti: Berisha zgjodhi sozinë e Ramës për të mundur kryeministrin
Politikë

Analisti: Berisha zgjodhi sozinë e Ramës për të mundur kryeministrin

22:43 | 06/10/2025
Next Post
E ftoi në emision, Saimir Tahiri e refuzon: S’dua të jap nga fama ime!

E ftoi në emision, Saimir Tahiri e refuzon: S’dua të jap nga fama ime!

Shqiptari refuzoi të ndalonte, policia holandeze qëllon ndaj kamionit (Foto)

Shqiptari refuzoi të ndalonte, policia holandeze qëllon ndaj kamionit (Foto)

Video/Gardhi fut në sherr dy familje në Patos, Bashkia nuk zgjidh problemin

Video/Gardhi fut në sherr dy familje në Patos, Bashkia nuk zgjidh problemin

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?
Analizë

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

by mirseda
09:38 | 07/10/2025
0

Dje ndodhi një akt terrorist në sallën e gjyqit. 90% e komenteve të “bagëtive” që reagonin ndaj...

Reagon Shoqata e Avokatëve: Drejtësia është në duart e politikës, gjyqtarët janë viktima të korrupsionit

Reagon Shoqata e Avokatëve: Drejtësia është në duart e politikës, gjyqtarët janë viktima të korrupsionit

09:25 | 07/10/2025
Sot ditëlindja e Vladimir Putinit, Kim Jong-un letër liderit rus: Aleanca jonë do të vazhdojë edhe në të ardhmen!

Sot ditëlindja e Vladimir Putinit, Kim Jong-un letër liderit rus: Aleanca jonë do të vazhdojë edhe në të ardhmen!

09:08 | 07/10/2025
Presidenti Trump zbulon pse nuk pi kurrë alkool: Mora një mësim për shkak të vëllait tim

Presidenti Trump zbulon pse nuk pi kurrë alkool: Mora një mësim për shkak të vëllait tim

08:57 | 07/10/2025
Heshtje në drejtësi, Gjykata e Apelit bosh pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja

Heshtje në drejtësi, Gjykata e Apelit bosh pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja

08:52 | 07/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com