E enjte, 28 Maj, 2020
22 C
Tirana

Video/Gardhi fut në sherr dy familje në Patos, Bashkia nuk zgjidh problemin

Më të lexuarat

“Ndjesë për ofendimet”, Rama: Çdo gjë është vendosur në mënyrë zyrtare

Kryeministri Rama u tregua mjaft i drejtëpërdrejtë, ndërsa u ktheu një përgjigje të gjithë atyre qytetarëve të cilët janë ndjerë të ofenduar. Kjo ka...

Klosi jep arsyen pse ndalohet ende plazhi në Shqipëri

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka folur mbrëmjen e sotme për masat lehtësuese të qeverisë. Në një intervistë për emisionin “Open” në Top...

Meta vlerëson me dekoratë Heroin e Popullit, Vasil Laçi

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar sot Heroin e Popullit, Vasil Laçi (pas vdekjes) me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”. Motivacioni i dekorimit ishte: “Atdhetarit antifashist, që...

“Do ta ndërtojmë me forcat tona”/ Rama premton realizimin e një tjetër projekti

Kryeministri Edi Rama ka premtuar se do të ndërtohet shumë shpejt edhe HEC-i i Skavicës. Sipas kryeministrit, Skavica do jetë një vepër e vështirë, por...

Pagat e luftës/ Rama ultimatum punëdhënësve: Keni kohë deri më 5 qershor

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me shpërndarjen e pagave të luftës, duke paralajmëruar punëdhënësit që të aplikojnë ose përndryshe do të gjobiten. Përmes një...

Rama jep lajmin e shumëpritur: Kjo është java e fundit me masat shtrënguese

Kryeministri Rama zbuloi se kjo do të jetë java e fundit e masave strikte të mbylljes prej pandemisë. Lidhur me shqetësimin e qytetarëve, ai tha...

Koronavirusi/ “Bëni kujdes o njerëz”, Rama thirrje qytetarëve

Kryeministri Edi Rama deklaroi së fundmi se është shumë në merak, lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi në vend. Kreu i Qeverisë iu bëri...

‘Qytetari dixhital’ zbardh skemën e mashtrimit në Korçë/ Berisha: Në lojë 100 milionë

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ndalet me mesazhet denoncuese nga “qytetari dixhital”. Këtë herë bëhet fjalë për një denoncim në Bashkinë e Korçës, që nëse...

Policia i bllokon 400 mijë dollarë biznesmenit në Tiranë, do t’ia kalonte të vëllait në Australi

Policia ka nxjerrë të dhënat lidhur me sekuestrimin e 400 mijë dollarëve në llogarinë e një biznesmeni në Tiranë. Paratë janë bllokuar për shkak...

“Do të vras”, Brataj tregon publikisht kërcënimet me jetë

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, është treguar mjaft i hapur, ndërsa ka rrëfyer se gjatë punës ë tij ka pasur plot të papritura....

Konfliktet me pronat në Shqipëri janë të shpeshta. Kamera e emisionit BOOM ka shkuar në fshatin Siqec në njësinë administrative Ruzhdie në Patos.

Shqetësimi në BOOM vjen nga një zonjë, e cila thotë se pranë tokës së saj një person ka ndërtuar një gardh.

Ajo thotë se toka është me tapi, ndërsa toka ku është ndërtuar gardhi është tokë shtet, por personi nuk i lejon që të shkojnë të punojnë arrën.

Gruaja thotë se konflikti për pronën ka 4 vjet. Ka shkuar në shumë institucione, por nuk ka gjetur zgjidhje.

Valentina Nuraj: Kemi katër vite që nuk futemi dot në prona sepse X-i nuk është fare banor i fshatit Siqec. Është larguar që në 87-ën nga fshati. Zotëron 9500 m tokë dhe 88 rrënjë ullinj. Toka e tij lulëzon, toka e tij shiko si është. Më 23 mars 2017 kam bërë kërkesë në Njësinë Administrative të Ruzhdies. Kanë ardhur drejtori, administratori  dhe e kanë vërtetuar që kjo është tokë shtet dhe është rrugë  dhe kanë thënë po, do ta largojmë gardhin. Nuk e di çfarë ndodhi, kur shkonim në njësi, na dërgonin në bashki, kur shkonim në bashki, na çonin në njësi. Për dhjetë muaj rresht, na kanë sorollatur. Pas shumë përpjekjesh në bashki ka dalë ky vërtetim dhe kjo hartë që vërteton tokën ku ka qenë toka e tij dhe kjo rrugë që ai e ka zaptuar.

Me praninë edhe të Adelinës, BOOM iu drejtua bashkisë Patos, ku ka patur edhe replika midis saj dhe nënkryetarit të bashkisë.

Bashkia Patos në dhjetor të 2018 ka lëshuar një urdhër për zotërinë që ka ndërtuar gardhin ku i kërkon ta heqë atë, pasi ka ndërtuar në tokë shtet. Në të kundërt do të veprojnë institucionet. Sipas nënkryetarit vendimi është zbatuar dhe gardhi është hequr. Por zonja thotë se është  vepruar sipas dëshirës, ashtu siç ka dëshiruar nënkryetari, pra është marrë vendimi për të hapur vetëm një hyrje të ngushtë që zonjës si fermere nuk i mundëson kalimin me mjete bujqësore.

BOOM iu drejtua edhe nënkryetarit të bashkisë Patos. Por problemi është në një tokë shtet dhe bashkia sot nuk ka një plan projekt për të ndërhyrë atje, -thotë ai .

Klajdi Alisinini, nënkryetari i Bashkisë Patos: Në bazë të ankesës që ka bërë zonja, ne kemi shkuar në terren, kemi ngritur edhe një grup pune. Grupi i punës vuri re që ajo ka rrugë për të shkuar në tokën e saj. Bashkia nuk ka plan për të ndërhyrë atje.

Ai pretendon që ka marrë një leje para 2015 dhe ne sot për sot nuk kemi projekt për të ndërhyrë atje. Ne nuk mund të prishim gardhin pa pasur një projekt. Ajo ka një dëshirë personale. Nëse e ka vënë prapa atëherë po, ne do të dërgojmë Inspektoratin e Ndërimit që ai gardh të hiqet. /Ora News

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Janë karagjozë, me nivel mizerabël kulturor”, Murrizi kërkon ndëshkimin e Blendi Fevziut

Deputeti Myslim Murrizi, njëherazi kryetar i grupit parlamentar demokrat, i ka kërkuar Autoritetit të Mediave Audiovizive që të marrë masa ndaj moderatorit Blendi Fevziu....

OFL vendos sërish në “shënjestër” grupin e rrezikshëm

Operacioni Forca e Ligjit zbarkoi sërish ditën e sotme në Shkodër për të kërkuar vetëdeklarimin e burimit të pasurisë për një tjetër anëtar të...

Rama: Shtyhen sërish me 3 muaj këstet e kredive

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se pagesa e kësteve të kredive do të shtyhen sërish me 3 muaj. Përmes një postimi në Facebook,...

Policia i bllokon 400 mijë dollarë biznesmenit në Tiranë, do t’ia kalonte të vëllait në Australi

Policia ka nxjerrë të dhënat lidhur me sekuestrimin e 400 mijë dollarëve në llogarinë e një biznesmeni në Tiranë. Paratë janë bllokuar për shkak...

Deputeti shqiptar lyen flokët dhe pret baluket në formë kapelon (FOTO)

Shpesh në Kuvendin e Shqipërisë u është tërhequr vemendja deputetëve, për paraqitjen e tyre. Më konkretisht, kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi është marrë...
WhatsApp KONTAKTO TT