Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Protesta/ Gjermania dhe Italia, me “artileri” të rëndë kundër Bashës dhe Kryemadhit

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Protesta/ Gjermania dhe Italia, me “artileri” të rëndë kundër Bashës dhe Kryemadhit

Pas SHBA-së, ndaj Lulzim Bashës e Monika Kryemadhit kanë reaguar ashpër edhe Gjermania me Italinë. Në deklaratat në fjalë nënvizohet fakti se protestat paqësore janë një e drejtë themelore e rëndësishme në demokraci, e ndërsa shfaqjet e dhunës janë të papranueshme.

Ambasada e SHBA-së apel të fortë Bashës e Kryemadhit

Ambasadat apelojnë ndaj udhëheqësve të opozitës, Basha dhe Kryemadhi, të dënojnë të gjitha format e dhunës ndaj njerëzve dhe institucioneve, e t’i parandalojnë ato në mënyrë efektive. Po kështu, nënvizohet ndër të tjera se protestat në rrugë nuk zëvendësojnë dialogun e domosdoshëm politik.

Per protestën e sotme, ambasadat u bëjnë thirrje udhëheqësve të opozitës që të dënojnë dhunën dhe të garantojnë që protestat e ardhshme të jenë paqësore, dhe të qëndrojnë brenda kornizave ligjore.

Deklarata e Ambasadës së Gjermanisë

Demonstratat paqësore janë një e drejtë themelore e rëndësishme në demokraci. Shfaqje të dhunës, sikurse ishin ato që pamë në datën 11.05, janë tërësisht të papranueshme dhe të papajtueshme me këtë parim. Për këtë arsye ne dënojmë maksimalisht dhunën e çdo lloji.

Veçanërisht na shqetëson fakti, që drejtuesi i Prezencës së OSBE në Shqipëri është kërcënuar.

Ndaj u bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës, Basha dhe Kryemadhi, të dënojnë të gjitha format e dhunës ndaj njerëzve dhe institucioneve dhe t’i parandalojnë ato në mënyrë efektive. Si organizatorë, ata mbajnë përgjegjësi për zhvillimin paqësor të demonstratave.

Në të njëjtën kohë apelojmë forcat shqiptare të sigurisë, të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyrë konsekuente, me maturi dhe në proporcion me situatën. Protestat në rrugë nuk zëvendësojnë dialogun e domosdoshëm politik!

Ndaj u bëjmë thirrje të gjitha palëve, që në funksion të përafrimit të mëtejshëm të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, kundërshtitë në qëndrime t‘i zgjidhin në kuadër të një dialogu politik konstruktiv.

Deklarata e Ambasadës së Italisë

E drejta për të protestuar është tipar thelbësor i një demokracie të shëndetshme, por protestat duhet të mbeten paqësore. Gjatë protestës së dhunshme të 11 majit, pati të lënduar në radhët e policisë dhe të protestuesve, si dhe u dëmtuan disa godina publike.

Ambasada italiane në Tiranë u bën thirrje udhëheqësve të opozitës që të dënojnë dhunën, dhe të garantojnë që protestat e ardhshme të jenë paqësore dhe të qëndrojnë brenda kornizave ligjore. I kërkon gjithashtu forcave të rendit të tregojnë vetëpërmbajtje.

Ambasada e Italisë dënon pa rezervë kanosjet ndaj Kryetarit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, veprime të papranueshme në një demokraci.

Së fundmi, Ambasada italiane u kërkon të gjitha palëve të fillojnë dialogun, si mënyra e vetme për të zgjidhur krizën aktuale politike dhe për të mbështetur rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë.

 

Tags: ambasadatbashaKryemadhi

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në vend/ Përplasen ‘kokë më kokë’ dy makina, raportohet për të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në vend/ Përplasen ‘kokë më kokë’ dy makina, raportohet për të plagosur

17:24 | 05/07/2025
Sulm me thikë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, plagoset një 41-vjeçar
Aktualitet

Sulm me thikë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, plagoset një 41-vjeçar

17:09 | 05/07/2025
Korçë: Mbi 770 gjoba në një javë, patrulla të shtuara në rrugë
Aktualitet

Korçë: Mbi 770 gjoba në një javë, patrulla të shtuara në rrugë

16:08 | 05/07/2025
Next Post
PD: ‘Llesh Kimiku sajoi skenarë me djegie makinash e policë të dhunuar’

“Do ketë dhunë”, PD i përgjigjet MPB: Protesta do jetë paqësore

“Klasa politike të mos fshihet pas ndërkombëtarëve”, Meta flet për rrezikun rus

Policia e goditi me shkop gome, Meta viziton Sahit Dollapin në spital

Provojeni në zgjedhje, ja kaq e thjeshtë është!

Provojeni në zgjedhje, ja kaq e thjeshtë është!

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Aksident i rëndë në vend/ Përplasen ‘kokë më kokë’ dy makina, raportohet për të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në vend/ Përplasen ‘kokë më kokë’ dy makina, raportohet për të plagosur

by mirseda
17:24 | 05/07/2025
0

Një aksident mes dy mjeteve ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën nacionale Sarandë – Delvinë...

Sulm me thikë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, plagoset një 41-vjeçar

Sulm me thikë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, plagoset një 41-vjeçar

17:09 | 05/07/2025
S*lmet ajrore izraelite vr*sin 24 palestinezë në Gazë, përfshirë 10 që po kërkonin ushqim

S*lmet ajrore izraelite vr*sin 24 palestinezë në Gazë, përfshirë 10 që po kërkonin ushqim

16:44 | 05/07/2025
Mes tensioneve, Vuçiç përuron në heshtje autostradën “Milosh i Madh”

Mes tensioneve, Vuçiç përuron në heshtje autostradën “Milosh i Madh”

16:39 | 05/07/2025
Mes luftës në Gaza, Erdogan drejt SHBA: Ju keni fuqinë të ndalni gjakderdhjen

Mes luftës në Gaza, Erdogan drejt SHBA: Ju keni fuqinë të ndalni gjakderdhjen

16:27 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com