Pak orë nga protesta e opozitës së bashkuar, gazetari Artan Hoxha ka shuar kureshtjen e të gjithëve në lidhje me bombat molotov, dhe se sa të rrezikshme janë ato si për protestuesit e për gazetarët, të cilët ndjekin hap pas hapi të gjithë itinerarin e marshimit.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, gazetari është kujdesuar që të përcjellë një informacion të detajuar, kjo ndaj atyre që nuk kanë qënë të pranishëm në protestat që ka organizuar opozita, por edhe për ata të cilët kanë dalë në mbrojtje të kauzës së tyre.
Ai citon në një koment në Facebook se bomba molotov është një bombë artizanale, që shkakton një dëm të menjëhershëm dhe krijon panik, e përdorur zakonisht nga guerrilasit urbanë dhe nga protestuesit e dhunshëm në sheshe.
Nëse keni kuriozitet të dini se kur është shpikur, Artan Hxha sqaron se është krijuar gjatë luftës civile në Spanjë më 1936-1939 nga ‘Nacionalistët Spanjollë’ të gjeneralit Francisco Franco, kundër ‘Republikanëve Spanjollë’, të përkrahur nga komunistët sovietik, sepse ishte mjeti ideal për të shkatërruar e dëmtuar tanket sovietike.
Vlen të theksohet fakti se dëmet që shkaktohen nga bomba molotov janë të menjëhershme, ku për pasojë mund të sjelli edhe vdekjen e personave ndaj të cilëve hidhet.
Statusi i plotë
Meqe sot pasdite jemi para nje proteste kombetare te njoftuar nga opozita, dhe ne protesten e dites se shtune u shfaqen per here te pare gjate ketyre protestave, bombat Molotov. Çfare jane bombat Molotov, si jane krijuar, pse jane shume te rrezikshme per jeten e forcave te rendit, protestuesve dhe gazetareve?!!!
(per perdorimin e gazit lotsjelles dhe masat mbrojtese kunder tij kam folur qe ne protesten e para te 16 shkurtit)
Bomba Molotov …
është një bombë artizanale që shkakton një dëm të menjëhershëm dhe krijon panik, e përdorur zakonisht nga guerrilasit urbanë dhe nga protestuesit e dhunshëm në sheshe. E shpikur gjatë luftës civile në Spanjë më 1936-1939 nga ‘Nacionalistët Spanjollë’ të gjeneralit Francisco Franco kundër ‘Republikanëve Spanjollë’ të përkrahur nga komunistët sovietik, sepse ishte mjeti ideal për të shkatrruar e dëmtuar tanket sovietike.
Përbërja e saj
Mjetet për të krijar një Molotov janë të thjeshtë, një shishe qelqi e mbushur me lendë djegëse e prereshme është benzina por edhe vajguri ka djegje të mirë. Shishja e mbyllur me tap, për të evituar derdhjen e lëndës djegëse. Në qafën e shishes lidhet një nap ose leckë e lagur me të njëjtin lëng djegës.
Për të shtuar rrezikshmërinë
Për të rritur dëmet dhe rrezikshmërinë mund të shtohet në lëngun djegës, polisterol (bukëpeshku), me copa të vogla i cili në kontakt më benzinën shkrihet menjëherë dhe kur shishja shpërthen ka efektin e një bombe me napal duke u ngjitur pas objektit dhe duke rritur flakët të cilat janë më të vështira për tu shuar. Në rast kontakti të një trupi njerëzor dëmi është i konsiderueshëm dukë lënë pasoja të përhershme.
Si perdoret
Leckës së lagur i vihet flaka dhe menjëherë hidhet me forcë ndaj objektit që duhet goditur, forca është e nevojshme që shishja e qelqit të thyhet dhe të shpërthejë duke i vëne flakën objektit. Dëmet janë të menjëhershme, e mund të sjelli edhe vdekjen e personave ndaj të cilëve hidhet. Por dëmi kryesor është djegja dhe paniku në forcat ushtarake apo policore ndaj të cilëve hidhet bomba.
Origjina e emërtimit Molotov
Megjithëse është shpikur në luftën civile spanjolle në atë kohë nuk mori emër të veçantë. Gabimisht në popull mendohet që shpikësi i saj ishte Vjačeslav Molotov politikani sovietik nga e cila ka edhe emrin. Por kjo bombë u pagëzua me emrin MOLOTOV në mënyrë sarkastike nga forcat luftarake finlandeze gjatë luftës ruso-finlandeze, të cilët godisnin me këto bomba forcat ushtarake të ministrit të jashtëm sovietik Vjačeslav Michajlovič Molotov.
Ku perdoret
Përveç luftës civile sponjolle, e asaj ruso-finlandeze, është përdorur në mënyrë të madhe nga ushtria e kuqe sovietike në Luftën e Dytë Botërore ndaj tankeve dhe autoblindave gjermane. Sot përdoret nga guerrilasit për të shkaktuar dëme në mjete e njerëz në forcat e policisë.
Nese shihni dike me nje bombe Molotov te ndezur, qendroni sa me larg te jete e mundur, ne te kundert jeni para nje rreziku serioz….