Trageti i linjës Vlorë-Brindisi është përplasur ditën e sotme me kalatën e portit.
Mësohet se shkak është bërë moti i keq, era e fortë dhe dallgët në brigjet e Vlorës, që kanë shkaktuar zhvendosjen e tragetit të ankoruar në port.
Sipas drejtuesve të tragetit, kalata e portit nuk ka patur barriera mbrojtëse, ndërsa është e paqartë nëse ka dëme serioze në traget.