Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Fier-Vlorë, ku ka mbetur i plagosur një 33-vjeçar si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Objektiv i atentatit ka qenë Romarjo Alliaj, ndërsa mësohet t’i jetë zënë pritë në afërsi të urës së Mifolit, nga autorë ende të paidentifikuar.
Ai ka qenë duke udhëtuar nga Vlora në drejtim të Fierit, ndërkohë që është qëlluar me breshëri nga një makinë që po lëvizte paralel me të.
Mësohet se pas të shtënave, drejtuesi i makinës ka humbur kontrollin duke përfunduar në kanal.
Informacion paraprak:
Në vendin e quajtur “Ura e Mifolit” Novoselë, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi R.A., 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke pësuar lëndime të lehta.
Nuk ka të lënduar me armë zjarri.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave.
Po punohet nëpërmjet kontrollit të territorit dhe veprimeve të tjera hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.