Kreu i PD-së, Basha, ka mbajtur mesditën e sotme një takim me qytetarët e Kamzës, në kuadër të nismës ‘Shqipëria si gjithë Europa’. Sipas kryedemokratit, gjendja e rënduar në vend vjen si pasojë e kryeministrit Rama, ku ka vjedhur zgjedhjet dhe ka kapur drejtësinë. Në vazhdën e akuzave, Lulzim Basha shtoi se Rama ka mbyllur duart e Europës, ndërsa është i lidhur ngushtësisht me krimin. Kreu i PD-së tha se demokratët dhe socialistët duhet të bëhen bashkë për të rrëzuar qeverinë, që ai e quan organizatë kriminale.
“12 javë nuk janë një kohë e gjatë në kalendarin e një kombi, apo në kalendarin politik të një shteti, por këto 12 javë kanë shndërruar fatin e një kombi, fatin e çdo shqipatari.
Kanë ndezur shpresën dhe unë jam këtu për t’ju falenderuar, ju demokratët e Kamzës dhe socialistët e Kamzës që i janë bashkuar demokratëve të Kamzës. Ju jeni zemra e kryedemokratëve që do mposht të keqen.
Kjo që ka ndodhur këto 12 javë, ka një shpjegim dhe askush nuk e di më mirë, sepse e keqja ka avancuar në shtëpitë e gjithë shqiptarëve. Shkaku i kësaj gjendje është Edi Rama, i cili vodhi zgjedhjet, i bleu ato, kapi drejtësinë, kapi Gjykatën Kushtetuese, pasuritë nga bregdeti të nafta, nga bregdeti tek gjithçka.
E gjithë Shqipëria u pushtua sa nga urrejtja tek krimi, e goditi këtë vend duke shmangur çdo projekt zhvillimi, duke ndjekur procese demokratike ndaj këtij kryetari, por ndaj jush. Ju qëndruat dhe nuk ia doli. Demokratët ndajnë të njëjtat halle, gëzojnë të njëjtin shërbim siç janë shëndësia dhe arsimi. Edi Rama ka mbyllur duart e Europës, sepse ai e ka frikë Europën, dje ka hapur dyert e krimit. Kjo ka qenë për 6 vite mënyra dhe stili i Edi Ramës. Por pas 16 javësh, shqiptarët e kuptuan dhe u ndërgjegjësuan. Të gjithë duan një shoqëri që nuk i dhunon, nuk i vjedh”, tha Basha.