Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Heqja e tabelave në greqisht/ PBDNJ dhe OMONIA: Provokim i rëndë nga Rama

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Heqja e tabelave në greqisht/ PBDNJ dhe OMONIA: Provokim i rëndë nga Rama

Tabelat orientuese të vendosura në Bashkinë e Finiqit kanë shkaktuar debate në politikën e vendit. Kjo pasi në kundërshtim me ligjin, tabelat në fjalë mbanin si gjuhë të parë greqishten ndërsa gjuha shqipe ishte vendosur si gjuhë e dytë. Edhe pse tabelat u hoqën fillimisht nga disa persona të paidentifikuar, Bashkia e Finiqit veproi duke i vendosur sërish.

Në një prononcim për mediat PBDNJ dhe OMONIA shprehen se tabelat  ishin vendosur kohët e fundit nga shërbimet e Bashkisë Finiq dhe se ishte një akt plotësisht legal dhe i argumentuar me praktikat ligjore që i referohen Konventës Kuadër të Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, dhe që përbën pas ratifikimit respektiv nga Parlamenti i Shqipërisë, pjesë të legjislacionit të brendshëm.

“Minoriteti Etnik Grek e ka sot më të qartë pamjen për mentalitetet dhe përmbajtjen thelbësore të Qeverisë Rama dhe të Partisë Socialiste në çështje të lidhura me të dhe ata sa përpiqen të mbulojnë realitetin nuk kanë më jo vetëm argumenta të thjeshta por as ato pretekstuale”, thuhet në këtë deklaratë.

Deklarata e plotë;

Provokim i rëndë nga Qeveria Rama shkatërrimi i tabelave dygjuhëshe të orientimit në zonën e Vurgut.

Brenda errësirës së natës, mekanizmi shtetëror, nën mbulimin e një force të denjë të policisë, të Shtunën, 4 Maj, u vunë në lëvizje për të hequr tabelat e orientimit me emërtimet e fshatrave të komuniteteve helenike në njësi administrative nën kompetencën e Bashkisë së Finiqit, në zonën më gjerë të Sarandës.

Tabelat konkrrete ishin vendosur kohët e fundit nga shërbimet e Bashkisë në fjalë që kishin ndërmarrë këtë akt plotësisht legal dhe të argumentuar me praktikat ligjore që i referohen Konventës Kuadër të Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, dhe që përbën pas ratifikimit respektiv nga Parlamenti i Shqipërisë, pjesë të legjislacionit të brendshëm.

Të nënvizohet fakti se vendosja e tabelave të kësaj natyre përbën detyrim të qeverisjes qendrore si për nga pikëpamja e përmbushjes së detyrimeve kontraktuale që rrjedhin nga praktika e sipërcituar, angazhimeve që Qeveria ka ndërmarrë kundjet instrumentave monitorues të Këshillit të Evropës në kuadrin e zbatimit praktik të së drejtës për përdorim publik të gjuhës amtare të Minoritetit Etnik Grek sikundër edhe sepse akset rrugore përbëjnë një të drejtë të qeverisë.

Hollësi që kërkon mëshimin e vet fakti se pjesë e rëndësishme e aksit rrugor qendror mbi të cilin u zbatua akti i mjeruar është ndërtuar gjatë viteve të mëparshme me financim të drejtëpërdrejtë të Qeverisë helenike.

Qeveria Rama për një herë akoma u tregua në një përqafim ngushtësisht të shtrënguar me grupe që urrejnë Minoritetin Etnik Grek, gjuhën Greke dhe që duke difuzuar nacionalizmin synojnë frikësimin dhe në fund të fundit çrrënjosjen dinake nga toka amtare të pjesëtarëve të MEG. Këto grupe ishin të parat që filluan reagime malinje për tabelat në fjalë duke përdorur pretekste banale që sot i shohim të cituara në komunikata respektive për ngjarjen të autoriteteve shtetërore. Në analogji dhe thuajse kopje ishin zhvilluar ngjarjet edhe në episodin fatal të ekzekutimit të një pjesëtari të MEG në Bularat në Tetorin e vitit të kaluar.

Kjo sjellje e Qeverisë reflekton edhe një herë tjetër karakteristikat e arrogancës, të arbitraritetit, të shkeljes së të drejtave të njeriut, të destruktimit  të sa është realizuar në lidhje me liritë e MEG, të implikimit brutal në kufizimin e parimit të vetqeverijses të autoriteteve të pushtetit lokal, në rastin konkrret të Bashkisë së Finiqit, sikundër edhe kjo sanskionohet në parimet e Këshillit të Evropës, dhe në fund të ditës të një nacionalizmi dhe racizmi të papërmbajtur ndaj gjuhës Greke dhe civilizimit Helenik. Nëse edhe supozojmë se Qeveria do të donte të ndryshonte formën e tabelave do të kishte hequr vetëm syprinat me mbishkrime që ato të korrigjoheshin, ndërkaq që ka shkulur krejt trupat e tyre.

Për më tepër nuk i parapriu “aksionit të mesnatës” (koinçidencë që edhe kisha e shën Athanasit në Himarë u rrëzua mesnatën dhe nën mbrojtjen e reparteve policore), asnjë komunikim me autoritetin Bashkiak apo qoftë konsultim për trajtimin e çështjes. Të theksohet se këto tabela përbëjnë element pasuror të Bashkisë së Finiqit që ka financuar me procedura të rregullta dhe legale prodhimin dhe instalimin e tyre.

OMONOIA dhe PBDNJ reaguan që në momentet e para kur u vu në dijeni me akt verbal ndaj grupeve të misionit qeveritar që vepronte në heqjen e tabelave, në prezencë të Kryetarit të Organizatës OMONOIA. Pas këtij zhvillimi nuk i mbetet veçse të denoncojë në faktorin ndërkombëtar sjelljen e Qeverisë Rama si ekstremiste dhe të rrezikshme që jo vetëm nuk përmbush të drejtën elementare në lëmin linguistik të MEG por synon në krijimin e një klime të rënduar psikologjike.

Minoriteti Etnik Grek e ka sot më të qartë pamjen për mentalitetet dhe përmbajtjen thelbësore të Qeverisë Rama dhe të Partisë Socialiste në çështje të lidhura me të dhe ata sa përpiqen të mbulojnë realitetin nuk kanë më jo vetëm argumenta të thjeshta por as ato pretekstuale.

Tags: Bashkia e Finiqitgjuha grekeOMONIAPBDNJprovokimramatabelat

TË LIDHURA

Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar
Aktualitet

Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

22:07 | 28/06/2025
Aksident në Tushemisht, 3 pasagjerët mbeten të lënduar dhe dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident në Tushemisht, 3 pasagjerët mbeten të lënduar dhe dërgohen me urgjencë në spital

21:09 | 28/06/2025
Foshnja lihet në makinë në vapë ekstreme, policia ndërhyn dhe shmang tragjedinë
Aktualitet

Foshnja lihet në makinë në vapë ekstreme, policia ndërhyn dhe shmang tragjedinë

20:55 | 28/06/2025
Next Post
Rrëzohet helikopteri, humbin jetën 7 ushtarakë

Rrëzohet helikopteri, humbin jetën 7 ushtarakë

5 Maji/ Sa ka qenë realisht numri i dëshmorëve të luftës, 28.000, 6.000 apo 3500?

5 Maji/ Sa ka qenë realisht numri i dëshmorëve të luftës, 28.000, 6.000 apo 3500?

Vrau 10-vjeçarin/ “Monstra i Peshkopisë” i vë flakën qelisë në Fushë Krujë

Vrau 10-vjeçarin/ “Monstra i Peshkopisë” i vë flakën qelisë në Fushë Krujë

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025




TË FUNDIT

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës
Editorial - Opinione

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës

by mirseda
22:21 | 28/06/2025
0

Gjatë verës, zgjidhni ushqime të lehta për t’u tretur, me pak kalori dhe të freskëta. Shmangni sasitë...

Si po ndikon ChatGPT? Përdoruesit priren të jenë më të vetmuar

Si po ndikon ChatGPT? Përdoruesit priren të jenë më të vetmuar

22:09 | 28/06/2025
Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

22:07 | 28/06/2025
Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
Kontinenti europian përballet me vapë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 42°C

Kontinenti europian përballet me vapë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 42°C

21:49 | 28/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com