Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Kërcënohet gjyqtarja e Shullazit, merret në mbrojtje bashkë me familjen

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Kërcënohet gjyqtarja e Shullazit, merret në mbrojtje bashkë me familjen

Gjyqtarja Saida Dollani, gjithashtu kryetare e gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda është marrë në mbrojtje dhe në ruajtje nga Policia e Shtetit së bashku me anëtarë të familjes së saj.

Dyshohet se gjyqtarja Dollani është kërcënuar nga anëtarë të bandës së Emiliano Shullazit, gjyqi për të cilin që prej muajit janar nuk po zhvillohet, edhe pse në muajin nëntor gjykata e shkallës se parë i shpalli fajtorë dhe i dënoi me 55 vite burgim në total.

Megjithëse në apelin për Krimet e Rënda që prej 21 janarit kanë dështuar tetë procese ndaj Emiliano Shullazit dhe katër bashkë-akuzuarve me të , policia vazhdon të qëndrojë në gadishmëri në ambjentet e gjykatës në ditët kur zhvillohen seancat ndaj të dyshuarve si grup kriminal.

Por ndërkohë një tjetër njësi speciale po ruan kryesuesen e trupës që po gjykon që prej muajit prill Emiliano Shullazin, Gilmando Danin, Blerim Shullazin, Endri Qyqen dhe Endri Zelën.

Saida Dollani është marrë në ruajtje , pasi ka dyshime që anëtarë të grupit e kanë kërcënuar. Gjithçka ka nisur në seancën e datës 23 prill në të cilën i pandehuri Blerim Shullazi kërkoi dorëheqjen e zonjës Dollani, që u bë pjesë e gjykimit pas përjashtimit nga vettingu të kryesuesit Fehmi Petku.

Pas kësaj seance ka dyshime thotë një burim se të afërm të gjyqtares janë kërcënuar çka ka sjellë edhe nisjen e hetimeve sekrete nga Prokuroria.

Njëkohësisht gjyqtarja është marrë menjëherë në mbrojtje. Por trupa gjyqësore ka mbetur me vetëm dy gjyqtare zonjës Dollani dhe zonjën Albana Boksi, ndërkohë që së fundmi gjyqtarja e tretë Nure Dreni dha dorëheqjen me argumentin se kishte qenë e angazhuar në një proces të mëparshëm ndaj anëtarëve të grupit.

Pritet që trupa të plotësohet sërish, ndërkohë që edhe prokurori është zëvendësuar me një të ri, zotin Isa Jata, pas përjashtimit nga vettingu të prokurorit Artan Bajrami.

Më herët edhe në shkallën e parë dy prokurorët Eneid Nakuci dhe Elisabeta Ymeraj u kërcënuan nga Gilmando Dani me akuzën se po e mbanin në paraburgim pa të drejtë dhe se kishin për ta parë çfarë do t’u ndodhte . Më pas prokurori Eneid Nakuci me justifikimin se kishte probleme shëndetësore mori gjashtë muaj leje duke shkaktuar edhe vakum në gjetjen e prokurorëve që do të shpallnin pretencën.

E gjitha kjo solli një situatë të paprecedentë pasi prokurorët refuzuan të përfaqësojnë akuzën e shtetit në gjykatë, derisa pretenca u shpall me një grup të ngritur enkas.

Gjatë këtyre javëve të tensionuara policia mori në ruajtje godinën , dhe e gjitha kjo la të nënkuptohej se drejtësia ishte e brishtë para një grupi i cili është lakuar shpesh edhe nga ndërkombëtarët, të cilët kanë dhënë shpesh mesazhe mbështetje për misionarët e drejtësisë që tregojnë kurajo në zbatimin e ligjit./Top Channel

Tags: Emiljano Shullazigjyqtarjakercenohet

TË LIDHURA

Vrau vajzën e tij 16 vjeçe dhe fqinjin italian, gjykata dënon me burgim të përjetshëm
Aktualitet

Vrau vajzën e tij 16 vjeçe dhe fqinjin italian, gjykata dënon me burgim të përjetshëm

18:51 | 27/06/2025
Përplasen 3 fëmijë me monopatinë, eksperti: Jo mbi 25 km/h
Aktualitet

Përplasen 3 fëmijë me monopatinë, eksperti: Jo mbi 25 km/h

18:18 | 27/06/2025
Dy të pandehur akuzohen për blerje votash/ SPAK dërgon për gjykim çështjen
Politikë

Dy të pandehur akuzohen për blerje votash/ SPAK dërgon për gjykim çështjen

17:30 | 27/06/2025
Next Post
Ushtria merr në mbrojtje aeroportin, Meta i kërkon ‘llogari’ Shefit të Shtabit

Ramazani, Meta uron besimtarët myslimanë: Të reflektojmë, vendit i duhet shpresë

Helmimi nga uji në Bulqizë, ish-deputetja: Rritet numri i të prekurve

Helmimi nga uji në Bulqizë, ish-deputetja: Rritet numri i të prekurve

Lezhë/ Çifti i moshuar përplaset nga një makinë, humb jetën burri

Lezhë/ Çifti i moshuar përplaset nga një makinë, humb jetën burri

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Trump: “Serbia dhe Kosova gati të përplaseshin në një luftë të madhe”
Bota

Trump: “Serbia dhe Kosova gati të përplaseshin në një luftë të madhe”

by mirseda
19:19 | 27/06/2025
0

Gjatë një konference për shtyp këtë të premte, Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Serbia dhe Kosova...

Trump komenton vendimin e Gjykatës së Lartë amerikane

Trump komenton vendimin e Gjykatës së Lartë amerikane

19:03 | 27/06/2025
Fifi dhe Adisi drejt ndarjes? Ja veprimi i këngëtares që ‘trazon’ rrjetin

Fifi dhe Adisi drejt ndarjes? Ja veprimi i këngëtares që ‘trazon’ rrjetin

18:59 | 27/06/2025
Taulant Xhaka, në zemrat e shqiptarëve, bëhet trajner-lojtar te FC Dardania Basel

Taulant Xhaka, në zemrat e shqiptarëve, bëhet trajner-lojtar te FC Dardania Basel

18:54 | 27/06/2025
Vrau vajzën e tij 16 vjeçe dhe fqinjin italian, gjykata dënon me burgim të përjetshëm

Vrau vajzën e tij 16 vjeçe dhe fqinjin italian, gjykata dënon me burgim të përjetshëm

18:51 | 27/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com