Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

“Më arrestuan për një shkrim në gazetë“, Martin Leka rrëfen burgun: Berisha refuzoi të më lironte…

7 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
“Më arrestuan për një shkrim në gazetë“, Martin Leka rrëfen burgun: Berisha refuzoi të më lironte…

Çerek shekulli më parë gazetari i “Koha Jonë”, Martin Leka fitoi lirinë. Ai ishte dënuar me burg dhe si sot në 4 majin e 25 viteve më parë la qelinë. Martin Leka thotë se shkrimi në gazetë ishte sebepi, por në të vërtete sipas tij, dënimi ishte politik. Leka kujton se presioni ndërkombëtar e detyroi Presidentin e kohës, Berisha, për të lëshuar dekretin.

Si sot 25 vite më parë pas tre muaj në burg gazetari Martin Leka do të rifitonte lirinë. Burgosja erdhi si pasojë e një shkrimi në gazetën “Koha Jonë”, në Dhjetor të vitit 1994, ku tregohej se si qeveria e kohës përmes një urdhri të brendshëm sekret u hiqte ushtarakëve mbajtjen e armëve jashtë reparteve paçka se ligji i miratuar në Parlament ua lejonte.

Në një intervistë për Top Channel, Martin Leka, tregon arsyen e vërtetë të burgosjes.

“Shkrimi ishte sebepi, sepse “Koha Jonë” kishte një valë të gjerë persekucioni psikologjik, por edhe real. Ky ishte një akt i mirëfilltë politik që kishte lidhje me lirinë e shprehjes dhe të mendimit. Një akt kundër lirisë së gazetës “Koha Jonë”. Aleksandri doli i pafajshëm dhe u lirua nga salla e gjyqit dhe unë u dënova me 2 vite e gjysmë burg”, tregon ai.

Muhamed Veliu: Cilat ishin akuzat ndaj jush?

“Ishte nxjerrja e sekretit shtetëror. Më pas në Gjykatën e Apelit që u zhvillua në prill, përsëri u dënova me një vit e gjysmë burg nga një trup gjykues i kryesuar nga Prel Martini, kryetari i Gjykatës së Apelit. U dënova prapë me të njëjtën sasi burgu, por tashmë me një akuzë të ndryshuar: Shpifje e fyerje, dhe iku akuza për sekret shtetëror”, përgjigjet ai.

Kjo foto brenda në qeli është e vetmja dëshmi e ditëve në burg për Martin Lekën po jo i vetmi kujtim që dëshmon se edhe në Shqipëri megjithëse kishin fryrë erërat e demokracisë, atij nuk ia kursyen 90 ditë burg. Lirimi erdhi pas një dekreti nga presidenti i kohës Sali Berisha.

“Në një ditë të vetme, Sali Berishës i kanë shkuar në Presidencë 84 fakse që kërkonin lirimin e gazetarëve nga burg. Kështu që ishte një presion i madhe ndërkombëtar, Organizata Botërore e Lirisë së Shtypit, Reporterët pa Kufij, kryeministra, qeveri, shoqata nga të gjitha vendet e botës. Ai ishte në një presion të madh. Por në rastin e ditës së lirisë së shtypit, është gjetur dita si festë. Sepse ai kërkonte ta çonte këtë dekret në festat e nëntorit. Nuk mendoj se ishte çështje reflektimi, por ishte diçka e detyruar”, shprehet Martin Leka.

Fotot e Martin Lekës në qeli dhe gjatë procesit gjyqësor në miniekspozitën me foto të historisë së “Koha Jonë”, ruhen me fanatizëm nga botuesi kësaj gazeta Nikoll Lesi.

“Ajo ka qenë një ngjarje shokuese për median e lirë. Ka bërë burg të padrejtë për lirinë e medias, fjalën e lirë, bashkë me Aleksandër Frangajn. Të dy ishin të dënuar me burg. Është një ngjarje që sa herë e kujtoj na bën të rithemi se lufta e medias së lirë, sidomos e gazetës “Koha Jonë”, e cila ishte e vetmja gazetë e kohës përballë frontit të pushtetit të kohës, ishte një betejë mes fjalës së lirë dhe pushtetit”, tregon Nikoll Lesi. /Top Channel

Tags: arrestuanBerishaburgungazetë “lironte...Martin Lekarefuzoirrefenshkrim

TË LIDHURA

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj
Aktualitet

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj

20:07 | 20/04/2026
“Ende nuk i kemi dixhitalizuar martesat…”Rama për “Il Giornale”: Kur hartuam reformën në drejtësi,
Politikë

“Ende nuk i kemi dixhitalizuar martesat…”Rama për “Il Giornale”: Kur hartuam reformën në drejtësi,

09:40 | 20/04/2026
Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Next Post
“Si do i shtyni zgjedhjet?”, ja çfarë komenti ka Basha

“I përfshirë nga llumi, balta dhe korrupsioni”, Basha: Arsimi i lartë në krizë

Foto/ “Ngriti në këmbë” policinë, shkodrani anëtar i grupit “Bajri”

Foto/ “Ngriti në këmbë” policinë, shkodrani anëtar i grupit “Bajri”

Vrasja e deputetit Xhindi, rrëfehet i biri: Çfarë gjetëm pranë banesës

Vrasja e deputetit Xhindi, rrëfehet i biri: Çfarë gjetëm pranë banesës







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026




TË FUNDIT

Sara Hoxha për Ledion Liçon: “Është fituesi i çdo sezoni të Big Brother-it”
Showbizz

Sara Hoxha për Ledion Liçon: “Është fituesi i çdo sezoni të Big Brother-it”

by mirseda
23:53 | 20/04/2026
0

Në festën e organizuar nga Top Channel pas përfundimit të "Big Brother VIP 5", Sara Hoxha, drejtuesja...

Argjira largohet nga “She’s On Top”, ja kush e zëvendëson…

Argjira largohet nga “She’s On Top”, ja kush e zëvendëson…

21:52 | 20/04/2026
Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

21:29 | 20/04/2026
Kupa e Shqipërisë, katër skuadra synojnë finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë, katër skuadra synojnë finalen e madhe

21:27 | 20/04/2026
“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

21:24 | 20/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com