Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

EMRAT/ 61 kandidatët e PS për kryebashkiakë, vetëm 6 gra

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
EMRAT/ 61 kandidatët e PS për kryebashkiakë, vetëm 6 gra

Partia Socialiste është duke përmbyllur procesin e caktimit të 61 kandidatëve të saj për bashkitë. Kryesia e Partisë do të mblidhet përpara 13 majit për të miratuar listën përfundimtare, ndërsa Report TV ka mësuar se deri tani është parashikuar rikandidimi i 24 kryebashkiakëve aktualë, ndërsa në emrat e rinj të futur në garë janë dy prefektë dhe 6 deputetë.

Ajo që bie në sy është se në 61 bashki, besimi i Edi Ramës tek zonjat është i ulët dhe parashikohen vetëm 6 kandidate femra.

Në bashkinë e Beratit PS do të garojë me ish zv ministrin e arsimit, Ervin Demo, ndërsa në Kuçovë me kryetarin e partisë, Sybi Shehu. Në Poliçan, Adriatik Zotkaj po shkon drejt mandatit të 4-t, por rikandidimi i tij ende nuk është ndarë përfundimisht.  Në Skrapar do të kandidojë Adriatik Mema ndërsa tek Ura Vajgurore do të rikonfirmohet kryetarja aktuale Juliana  Memaj.

Qarku Dibër është i vetmi në të cilën PS ende nuk ka përcaktuar asnjë kandidat për 4 bashkitë në fjalë, zona të njohura si tradicionalisht të djathta.

Për bashkinë Elbasan, PS e ka ndarë mendjen për të mos rikandiduar Qazim Sejdinin, dhe do të kandidojë pas 12 vjetësh një figurë të re, si Gledian Llatja, aktualisht prefekt i qarkut.

Në Belsh do të rikandidohet Arif Tafani dhe në Librazhd, Kastriot Gurra. Në Cërrik kandidati i PS do të jetë Andi Salla, ndërsa në Gramsh kryetari i partisë, Klodian Taçe. Në Përrenjas PS do të kërkojë t’ia heqë drejtimin e bashkisë LSI-së, duke kandiduar deputetin Nuri Belba. Në Peqin, gjasat më të larta janë që PS të mbështesë kryetarin aktual Saimir Hasalla të zgjedhur nga PDIU, ndërsa po mendon edhe një kandidaturë rezervë të sajën.

Në Vlorë, Rama do të rikandiojë Dritan Leli, në Konispol Shuaip Beqirin, e në Himarë Jorgo Goron. Në Sarandë PS do të zgjedhë mes tre emrave Ardian Kola, Ardian Gurma ose Alket Qendro, ndërsa në Delvinë do të kandidohet një zonjë. Në Finiq PS do të mbështesë një kandidat të propozuar nga partitë minoritare Greke. Në Selenicë ende nuk është vendosur nëse do të kandidojë deputeti Vullnet Sinaj.

Në Korçë PS do t’i japë një mandat tjetër Sotiraq Filo, ndërsa në Maliq Gëzim Topçiu do të kërkojë një mandat të 6-të, duke thyer të gjitha rekordet. Në Pogradec PS do të synojë t’ia marrë PD-së drejtimin e bashkisë, përmes deputetit Ilir Xhakolli. Në Devoll nuk është vendosur kandidimi i deputetes Edlira Bode, ndërsa në Kolonjë PS do të zgjedhë mes aktorit Erjon Isai dhe një arkitekti. Në Pustec, PS do të mbështesë kandidatin e minoritetit maqedonas, Vasil Sterofski.

Fieri është qarku me numrin më të lartë të rikonfirmimeve. PS pritet të kandidojë të njëjtët kryetarë bashkie që ka, me dyshime të vogla për Fatos Tushen. Në të vetmen bashki që nuk drejton, në Mallakastër, PS do të kandidojë me Qerim Ismailin.

Në Gjirokastër PS do të zgjedhjë mes deputetit Flamur Golemi dhe zëvendësministres së jashtme, Artemisa Dralo. Në Tepelenë do të rikandojë Tërmet Peçi, në Këlcyrë Klemend Ndoni dhe në Libohovë Luiza Mandi. PS ende nuk ka përcaktuar kandidatin e saj në Memaliaj, ndërsa në Përmet do të kandidojë Alma Hoxha dhë në Dropull Dhimitër Tola.

Në Durrës, moskandidimi i Dakos duket një histori e mbyllur, dhe PS po shkon drejt kandidimit të Spartak Kovaçit. Në Krujë pritet një rikandidim i Artur Bushit, ndërsa në Shijak diskutimet vërtiten mes kryetarit të Partisë Elton Arbana dhe funksionarit Elton Varaku.

Në qarkun  Shkodër, PS do të rikandidojë të tre kryebashkiakët që ka, ndërsa për Vaun e Dejës do të provojë ta thyejë PD-në me biznesmenin Mark Babani, ndërsa për bashkinë më të madhe, atë të Shkodrës, PS do të kandidojë më prefektin aktual të qarkut, Valdrin Pjetrin.

Në Has, PS do të rikandidojë me Adem Lalën, në Kukës me   Safet Gjicin, ndërsa në Tropojë me Rexhë Biberajn.

Në Tiranë, rikandidimi i Erjon Veliajt është një proces i mbyllur, ndërsa në Vorë kandidati socialist nuk është përcaktuar, edhe pse deputeti Sadi Vorpsi është një nga emrat e mundshëm. Në Kamëz deputeti Rakip Suli do të tentojë të mposhtë Xhelal Mziun. Në Kavajë duket se mjeku Arben Rugia nuk është kandidati përfundimtar, dhe PS po kërkon emra të tjerë. Në Rrogozhinë PS do të garojë me zv. ministrin e Rinisë, Shpati Kolgega.

Në Lezhë është zyrtarizuar kandidimi i deputetit Pjerin Ndreu, si dhe rikonfirmohet në Mirditë Ndrec Deda. Në Kurbin PS do të guxojë të garojë me një zonjë në një bastion demokrat. Kandidatja socialiste pritet të jetë Edona Veliaj. (Shqiptarja.com)

BERAT

  1. Berat                              Ervin Demo
  2. Kuçovë                          Sybi Shehu
  3. Poliçan                           Adriatik Zotkaj?
  4. Skrapar                         Adriatik Mema
  5. Ura Vajgurore                Juliana  Memaj

DIBËR

  1. Bulqizë                           E papërcaktuar
  2. Dibër                             E papërcaktuar
  3. Klos                               E papërcaktuar
  4. Mat                                E papërcaktuar

ELBASAN

  1. Elbasan                          Gledian Llatja
  2. Belsh                             Arif Tafani
  3. Cërrik                                      Andi Salla
  4. Gramsh                          Klodian Taçe
  5. Librazhd                        Kastriot Gurra
  6. Peqin                              Saimir Hasalla ose….?
  7. Përrenjas                        Nuri Belba

VLORË

  1. Vlorë                              Dritan Leli
  2. Konispol                        Shuaip Beqiri
  3. Sarandë                         Ardian Kola, Ardian Gurma, Alket Qendro
  4. Selenicë                          Vullnet Sinaj ?
  5. Delvinë                          (Femër)
  6. Himarë                           Jorgo Goro
  7. Finiq                              Aleatët MEGA

KORCË

  1. Korçë                              Sotiraq Filo
  2. Devoll                            Edlira Bode?
  3. Kolonjë                          Erjon Isai (ose një arkitekt)
  4. Maliq                             Gëzim Topçiu
  5. Pogradec                        Ilir Xhakolli
  6. Pustec                            Vasil Sterofski

FIER

  1. Fier                                   Armando Subashi
  2. Lushnjë                          Fatos Tushe?
  3. Divjakë                          Fredi Kokoneshi
  4. Patos                              Rajmonda Balilaj
  5. Mallakastër                    Qerim Ismaili
  6. Roskovec                       Majlinda Bufi

GJIROKASTËR

  1. Gjirokastër                     Flamur Golemi/ Artemisa Dralo
  2. Tepelenë                        Tërmet Peçi
  3. Këlcyrë                          Klemend Ndoni
  4. Libohovë                       Luiza Mandi?
  5. Memaliaj                        E papërcaktuar
  6. Përmet                           Alma Hoxha
  7. Dropull                          Dhimitër Tola

DURRËS

  1. Durrës                           Spartak Kovaçi
  2. Krujë                             Artur Bushi
  3. Shijak                            Elton Arbana, Elton Varaku

SHKODËR

  1. Shkodër                         Valdrin Pjetri
  2. Fushë-Arrëz                  Fran Tuçi
  3. Malësi e Madhe            Tonin Marinaj
  4. Pukë                               Gjon Gjoni
  5. Vau i Dejës                    Mark Babani

KUKËS

  1. Has                                  Adem Lala
  2. Kukës                              Safet Gjici
  3. Tropojë                          Rexhë Biberaj

TIRANË

  1. Tiranë                            Erjon Veliaj
  2. Vorë                               Sadi Vorpsi?
  3. Kamëz                            Rakip Suli
  4. Kavajë                           Arben Rugia?
  5. Rrogozhinë                    Shpati Kolgega

LEZHË

  1. Lezhë                             Pjerin Ndreu
  2. Kurbin                           Edona Veliaj
  3. Mirditë                           Ndrec Deda
Tags: 6 gra61 kandidatëtemratkryebashkiakëPSvetem

TË LIDHURA

Gjendet trupi i pajetë i një burri tek Ura e Drinit, nuk dihet identiteti i tij
Aktualitet

Gjendet trupi i pajetë i një burri tek Ura e Drinit, nuk dihet identiteti i tij

19:09 | 28/07/2025
Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë
Aktualitet

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

12:34 | 28/07/2025
52-vjeçarja në Pogradec, e gjetur e pajetë në banesën e djegur, dyshohet se është vrarë
Aktualitet

52-vjeçarja në Pogradec, e gjetur e pajetë në banesën e djegur, dyshohet se është vrarë

11:47 | 28/07/2025
Next Post
“Përça dhe investo”, pse funksionoi Plani Marshall

“Përça dhe investo”, pse funksionoi Plani Marshall

“Neveritëse dhe nën dinjitetin e një kryeministri”, deputeti i Haradinajt “i përvishet” Ramës

“Neveritëse dhe nën dinjitetin e një kryeministri”, deputeti i Haradinajt “i përvishet” Ramës

Është Messi, Barcelona shënon golin e dytë ndaj Liverpool (Video)

Është Messi, Barcelona shënon golin e dytë ndaj Liverpool (Video)

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Gjendet trupi i pajetë i një burri tek Ura e Drinit, nuk dihet identiteti i tij
Aktualitet

Gjendet trupi i pajetë i një burri tek Ura e Drinit, nuk dihet identiteti i tij

by mirseda
19:09 | 28/07/2025
0

Një trup i pajetë është gjetur pranë Urës së Drinit të Zi në Kukës. Ende nuk dihet...

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

12:34 | 28/07/2025
52-vjeçarja në Pogradec, e gjetur e pajetë në banesën e djegur, dyshohet se është vrarë

52-vjeçarja në Pogradec, e gjetur e pajetë në banesën e djegur, dyshohet se është vrarë

11:47 | 28/07/2025
Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?

Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?

22:57 | 26/07/2025
Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

22:55 | 26/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com