Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Merkel alarmon pushtetarët shqiptarë, zbardhen detajet e takimit me Ramën

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Merkel alarmon pushtetarët shqiptarë, zbardhen detajet e takimit me Ramën

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dje një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel. Në Samitin e Berlinit, ku merrnin pjesë shefja e qeverisë gjermane dhe presidenti francez Emanuel Makron, i është kushtuar një rëndësi dhe vendit tonë sa i takon procesit të integrimit. Rreth orës 17. 00, kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministri në detyrë për Punët e Jashtme Gent Cakaj dhe ministrja për Parlamentin, Elisa Spiropali, është takuar me kancelaren gjermane dhe në fokus të bisedës kanë qenë disa çështje të rëndësishme.

Sipas një njoftimi për shtyp nga ana e Kryeministrisë, fokusi kryesor ishte hapja e negociatave dhe në këtë aspekt Merkel ka kërkuar informacione për ecurinë e reformës në drejtësi. Po ashtu ajo ka kërkuar që të vijohet me hapa më të shpejtë dhe të ngrihen organet e mbetura, veçanërisht ato antikorrupsion. Po ashtu në fokus ka qenë dhe çështja e kufijve Kosovë-Serbi. “Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim dypalësh me Kancelaren e Republikës Federale te Gjermanisë Angela Merkel.

Në këtë takim u diskutua mbi ecurinë e reformës ne drejtësi dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjithashtu Kryeministri Rama foli edhe për pritshmëritë e qeverisë shqiptare për raportin e Komisionit Europian që pritet të publikohet në fund të muajit maj. Kryeministri Rama e falënderoi Kancelaren për vëmendjen e vazhdueshme dhe mbështetjen që Gjermania ka dhënë për të shtyrë më tej rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Në takim u diskutua gjithashtu edhe për rajonin dhe domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve”, thuhet në njoftim.​ Ajo që bie në sy është se Merkel e ka anashkaluar tërësisht krizën politike, duke u fokusuar te reforma në drejtësi. Kjo do të thotë se Gjermania është e prerë në qëndrimin e saj kundër djegies së mandateve dhe bojkotit të zgjedhjeve. Por Merkel ka treguar qartë se Berlini kërkon arrestime dhe po investohet fuqishëm që të realizohet sa më shpejt reforma në drejtësi.

Reagojnë Cakaj e Spiropali

Për takimin e zhvilluar në Gjermani, kanë reaguar dhe ministrat Cakaj dhe Spiropali. Kjo e fundit ka deklaruar se Merkel ishte shumë e informuar mbi situatën në vendin tonë. “Ndaj me ju këtë foto nga takimi i Kryeministrit me Kancelaren Merkel të cilën pata fatin ta takoj dhe ta dëgjoj nga afër me interes të madh, shumë e mbresuar nga qartësia dhe njohuria e saj deri në detaje mbi situatën në Shqipëri dhe proceset në rajon”, deklaroi Spiropali në rrjetet sociale. Ndërsa Cakaj u shpreh: “Takimi me Kancelaren Angela Merkel konfirmoi edhe një herë mbështetjen absolute të Gjermanisë për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.

Progresi i madh i Shqipërisë në 5 prioritetet kyçe, me theks të veçantë në reformën në drejtësi, merr vlerësimin më të lartë nga Gjermania. Shqipëria do të vazhdon të luaj rolin e saj të pazëvendësueshëm në stabilitetin rajonal dhe afirmimin e vlerave evropiane në Ballkanin Perëndimorë! Shumë mirënjohës për përkushtimin e Kancelares Merkel ndaj Shqipërisë.” Për ndërkombëtarët reforma në drejtësi ka pasur gjithmonë rol shumë të rëndësishëm. Madje BE një vit më parë vendosi kusht ngritjen e SPAK dhe luftën antikorrupsion. Por duke qenë se në qershor BE përfshihet nga zgjedhjet, sinjalet janë se vendimi mund të shtyhet për në shtator. /Gazeta SOT

 

Tags: integrimiMerkelrama

TË LIDHURA

Dyshohet se me të u vra Liridona Ademaj, Apeli ul dënimin për shitësin e armës
Aktualitet

Dyshohet se me të u vra Liridona Ademaj, Apeli ul dënimin për shitësin e armës

16:28 | 14/01/2026
Kontroll në qelinë e të burgosurit në Burrel që tentoi të arratisej, shkak një audioregjistrim
Aktualitet

Kontroll në qelinë e të burgosurit në Burrel që tentoi të arratisej, shkak një audioregjistrim

15:01 | 14/01/2026
K*rcënoi një person pas një konflikti, policia nis hetimet për 52-vjeçarin në Divjakë
Aktualitet

K*rcënoi një person pas një konflikti, policia nis hetimet për 52-vjeçarin në Divjakë

14:49 | 14/01/2026
Next Post
Detajet/ Kapet hajduti i garazheve në Tiranë (video)

Detajet/ Kapet hajduti i garazheve në Tiranë (video)

Emri/Dëmtime në kokë dhe trup, gjendet e pajetë 53-vjeçarja në Memaliaj

Emri/Dëmtime në kokë dhe trup, gjendet e pajetë 53-vjeçarja në Memaliaj

Tashmë publike/Arbana e kaloi fundjavën në Borsh, Eduarti u kujdes për fotot e saj

Tashmë publike/Arbana e kaloi fundjavën në Borsh, Eduarti u kujdes për fotot e saj







JU REKOMANDOJMË

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

19:49 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Argjira Spanca dhe Graciano Tagani do të bëhen prindër për herë të parë
Showbizz

Argjira Spanca dhe Graciano Tagani do të bëhen prindër për herë të parë

by mirseda
16:36 | 14/01/2026
0

Moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Argjira Spanca, dhe balerini Graciano Tagani do të bëhen prindër...

Dyshohet se me të u vra Liridona Ademaj, Apeli ul dënimin për shitësin e armës

Dyshohet se me të u vra Liridona Ademaj, Apeli ul dënimin për shitësin e armës

16:28 | 14/01/2026
Chiesa gati të ulë dhe pagën për t’u ribashkuar me Juventusin

Chiesa gati të ulë dhe pagën për t’u ribashkuar me Juventusin

15:09 | 14/01/2026
Kontroll në qelinë e të burgosurit në Burrel që tentoi të arratisej, shkak një audioregjistrim

Kontroll në qelinë e të burgosurit në Burrel që tentoi të arratisej, shkak një audioregjistrim

15:01 | 14/01/2026
K*rcënoi një person pas një konflikti, policia nis hetimet për 52-vjeçarin në Divjakë

K*rcënoi një person pas një konflikti, policia nis hetimet për 52-vjeçarin në Divjakë

14:49 | 14/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com