Nis takimi i kryeministrit Rama me kancelaren gjermane Angela Merkel, në Berlin.
Takimi mbahet në kuadër të samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, organizuar me iniciativë të presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane Angela Merkel.
Mësohet se në fokus të takimit do të jetë çështja e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në një kohë kur së shpejti pritet të merret vendimi për çeljen e negociatave.
Po ashtu, në samit do të diskutohet edhe për çështjen Kosovë-Serbi, teksa janë të pranishëm liderët e dy vendeve.