Moderatori Arjon Muça është treguar mjaft i hapur në intervistën e dhënë për emisionin “Thumb”, ku tregoi se vajzat i dërgojnë edhe foto nudo. Ai tha se të gjithë personave që i shkruajnë, u kthen përgjigje. Kjo taktikë vjen pasi dëshiron që të shmangë çdo incident të mundshëm.
“Më dërgojnë ‘HI’, dhe duket vetëm dekolteja. I kthej përgjigje të gjithave. Faleminderit i them, sepse bëhen keq, fillojnë të shajnë. Kush je ti të bësh kështu, fshijnë edhe foton dhe shajnë deri në pikën e fundit.
Unë i them faleminderit për foton, por nuk kishe pse. Më mirë kur sillesh kështu domethënë”, tha Arjoni.