Kryeministri Rama ka vizituar sot Fakultetin e Drejtësisë, ku është përballur me disa studentë të cilët i kanë kërkuar llogari për neglizhencën e institucioneve ndaj tyre, dhe mosrealizimin e pikave të “Paktit për Universitetin”.
“Ça ke që bërtet”, i është drejtuar Rama një prej studentëve, që e prisnin jashtë godinës me parrulla.
“Kur do të përfundojë neglizhenca karshi nesh, institucionet janë të interesuar vetëm të marrin para”, i ka thënë një prej studentëve-kryeministrit.
“Prisni vetëm 45 ditë”, ia ka kthyer Rama.