Një grabitje spektakolare ka ndodhur në Georgia të SHBA-ve, ku dy persona kanë arritur të marrin bizhuteri me diamante, që kapin vlerën e rreth 200 mijë dollarëve.
Gjithçka është filmuar nga kamera e sigurisë, ku fillimisht grabitësit duken si klientë, e më pas njëri nxjerr çekiçin për të marrë gjithçka mundet.
Pasi mbushin çantën me unaza, hajdutët arratisen me shpejtësi.
Grabitësit janë me ngjyrë, midis 25 dhe 35 vjeç, me tatuazhe në fytyrat e tyre. Ata dyshohet se dolën nga parku i Lawrenceville, duke ikur më pas me një Mitsubishi të zi.