Koço Kokëdhima është përfshirë në një debat me Arjan Curin mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”.
Teksa Kokëdhima po fliste për shembjen e banesave ne disa zona të Tiranës, Curi ndërhyri, gjë që shkaktoi irritim nga ana e Kokëdhimës duke e quajtur atë “provokator” dhe “përcjellës i të gjithë shpifjeve të Sali Berishës me shokë”.
Arjan Curi: Kur filloi paligjshmëria, kur ikët ju nga PS apo para?
Koço Kokëdhima: Nëse do të bësh provokatorin, nuk ke shanse të bësh bisedë me mua. Je përcjellës i të gjithë shpifjeve të Sali Berishës me shokë dhe me këto gjëra nuk mund të bësh bisedë me mua. Nëse ke ndonjë fakt, atëherë fol.
Arjan Curi: “Unazën e Vogël të Tiranës ju e ndërtuat
Koço Kokëdhima: “Është një gënjeshtër, provokim. Unazën e Vogël të Tiranës nuk e ka bërë asnjë kompani e imja dhe sikur, asnjë shpronësim nuk e bën kompania, por shteti. Duhet të pyesësh Ramën jo mua se nuk jam babai i Ramës. Pushtetin e tij nuk e kam ushtruar unë, por Rama. Nuk merrem me provokimet e tij.
Arjan Curi: “Këtë ‘provokator’ mbaje për vete”.