Sociologu Gëzim Tushi është shprehur se kriza e shkollës ka bërë bërë padrejtësi, pasi sipas tij tek të rinjtë shqiptarë dy figurat që ata urrejnë më shumë janë prindërit në familje dhe mësuesit në shkollë.
I ftuar në emisionin “Provokacija”, Tushi thekson se këto dy figura kërkojnë disiplinë dhe njëlloj autoriteti funksionues.
“Unë jam partizan i demokratizimit të institucioneve të sigurisë morale, sikur janë shkolla, familja etj. Por për fat të keq tek ne kanë marrë zhbalancime dhe në një farë mënyre është marrë ideja se duke goditur autoritarizmin do zhduket autoriteti. Unë nuk jam për këtë. Institucionet, si familja shkolla por edhe institucione të tjera mbeten institucione të disiplinës Muç. Kjo do të thotë se asnjë familje nuk mund të funksionojë nëse nuk ka njëlloj disipline të brendshme organike, jo patriarkale, jo vertikale, jo maskiliste por horizontale. Por ne e kemi të vështirë ta ndërtojmë këtë autoritetin e horizontalizmit, qofte në familje qofte edhe në shkollë. Kriza e shkollës ka bërë padrejtësi tek të rinjtë tanë se dy figurat që ata urrejnë më shumë janë prindërit në familje dhe mësuesit në shkollë. Ata nuk i shikojnë dot fare sepse janë figura që kërkojnë disiplinë dhe njëlloj autoriteti funksionues”, tha Tushi.
Po ashtu, sociologu deklaron se shoqëria shqiptare po godet ata individë të shquar, të cilët evidentohen në shoqëri.
“Njerëz mediokër anonin që nuk bëjnë asgjë që vetëm hanë bukë dhe bëjnë ndonjë thashetheme nuk i ndjek njeri. Sapo fillon të evidentohesh në shoqëri do të fillojnë të të gjejnë origjinën, orientimet seksuale, marrëdhëniet, divorcet, të dashurat. Po ç’është kjo gjë? Ç’do me thënë që ti të sulmosh me jetën private të tjetrit sapo ai bëhet i shquar. Duhet të mësohet kjo shoqëri dhe duhet ta ndajë jetën private të tjetrit dhe ti nuk ke të drejtë hiç të interferoheshs. Nëse nuk shkel rregullat e shoqërisë, t’i duhet të bësh mashalla për këta njerëz”, u shpreh sociologu.