Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Kryegjyqtarja drejt kalimit të procesit të vettingut: Shtëpia dhe makina të babait

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Kryegjyqtarja drejt kalimit të procesit të vettingut: Shtëpia dhe makina të babait

Kryetarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, Esmeralda Çeka u përball pa probleme të martën me procesin e vettingut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK.

Treshja gjykuese përbëhej nga Etleda Çiftja në cilësinë e kryesueses, Genta Tafa Bungo relatore dhe Pamela Qirko anëtare. I pranishëm ishte edhe vëzhguesi ndërkombëtar, Ferdinando Buatier de Mongeot.

Relatorja Genta Tafa Bungo u shpreh se rivlerësimi i gjyqtares Çeka ishte kryer për të tre kriteret, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizimit. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka kryer një hetim të pavarur të pasurisë, ndonëse Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, ILDKPKI kishte arritur në përfundimin se subjekti kishte bërë deklarim të saktë dhe kishte burime të ligjshme. Në fund, përfundimi i KPK-së ka qenë i njëjtë me atë të ILDKPKI.

Lidhur me pasurinë tokë-arë-ullishte me sipërfaqe rreth 8400 m2 në fshatin Ndroq të Tiranës, gjyqtarja Çeka ka deklaruar se kjo pronë është përfituar nga ligji 7501 “Për Tokën”. Për shtëpinë e banimit me truall rreth 300 m2 sërish në fshatin Ndroq në pronësi të prindërve, gjyqtarja Çeka ka deklaruar se ky objekt ishte ndërtuar prej prindërve të saj në vitet ’90, me të ardhurat e tyre të përfituara nga puna ndër vite.

Ajo ka sqaruar se jeton në këtë shtëpi pa ndonjë detyrim financiar. Komisioni nuk ka konstatuar ndonjë parregullsi në këto deklarime. Gjithashtu, komisioni ka gjetur se subjekti nuk ka qenë përfituese nga të ardhurat e siguruara prej prindërve nga shitja e një apartamenti 75 m2 në vitin 2005.

Sipas relatores Bungo, nuk janë konstatuar mospërputhje edhe lidhur me deklarimin për një autoveturë tip “Ford” në pronësi të të atit që përdoret prej gjyqtares Çeka.

Komisioni i ka gjetur të sakta deklarimet për një llogari bankare në shumën e 95 mijë lekëve me burim krijimi pagën si gjyqtare dhe llogarinë rrjedhëse në shumën e rreth 28 mijë lekëve. “Edhe në likuiditete nuk ka pasaktësi,” u shpreh relateroja e çështjes, Genta Tafa Bungo.

Lidhur me pasurinë apartament me sipërfaqe 82.5 m2 në Tiranë, si burim i të cilit është deklaruar një kredi në vlerën e 8.7 milionë lekëve, një hua në vlerën e 12 mijë eurove e marrë nga bashkëshorti dhe 5 mijë euro kursime, relatorja Bungo pohoi se shpjegimet e gjyqtares Çeka për huanë do të vlerësohen para marrjes së vendimit përfundimtar.

Komisioni nuk ka gjetur probleme as në pasuritë e bashkëshortit të subjektit, konkretisht për një apartament me sipërfaqe 55.6 m2 të përfituar nga privatizimi i banesave shtetërore në vitin 1992 dhe për një makinë që ai ka blerë në shumën e 1100 eurove në vitin 2016. Gjithashtu, edhe nga analiza financiare nuk janë konstatuar balanca negative.

Gjyqtarja Esmeralda Çeka është vlerësuar pozitivisht për figurën. Sipas raportit të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK, nuk janë konstatuar kontakte të papërshtatshme të gjyqtares me persona të lidhur me krimin e organizuar.

Lidhur me aspektin profesional, Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ, ka dorëzuar një raport pranë Komisionit sipas të cilit gjyqtarja Çeka nuk ka asnjë masë disiplinore gjatë ushtrimit të detyrës. KLGJ ka raportuar se, ajo ka aftësi të mira në arsyetimin dhe zbatueshmërinë ligjore, si edhe respekton afatin e gjykimit. Relatorja Bungo tha se ndaj saj ishin depozituar pranë komisionit katër denoncime, por nga verifikimi i kryer ka rezultuar se nuk kishte indicie prej nga mund të ngriheshin dyshime se subjekti nuk ka respektuar procedurat.

Kryetarja e Gjykatës së Lushnjës, Esmeralda Çeka i konsideroi të drejta gjetjet e Komisionit dhe kërkoi konfirmimin në detyrë. Komisioni do të shpallë vendimin më datë 18 prill, ora 09:30. /Birn/

Tags: babaitdrejtkalimitKryegjyqtarjamakinaprocesitshtëpiavettingut

TË LIDHURA

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës
Aktualitet

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”
Aktualitet

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital
Aktualitet

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Next Post
Rrëzohet nga motoçikleta, 50-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

Rrëzohet nga motoçikleta, 50-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

Emrat/ Sekuestrohen 111 kg drogë, arrestohen 3 trafikantët (video)

Emrat/ Sekuestrohen 111 kg drogë, arrestohen 3 trafikantët (video)

UEFA nis “luftën” për fronin. “Euro 2020”, si “Game of Thrones” (Video)

UEFA nis “luftën” për fronin. “Euro 2020”, si “Game of Thrones” (Video)







JU REKOMANDOJMË

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026




TË FUNDIT

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…
Showbizz

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…

by mirseda
22:57 | 07/02/2026
0

Një zinxhir shpëtimi ku Selin shpëton Gimbon pasi tha se lojën e ka me Mirin dhe është...

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com