Një 50-vjeçar ka gjetur vdekjen, pasi kishte humbur kontrollin e motoçikletës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Gostimë- Mollas.
Shtetasi me inicialet B.L., 50 vjeç, banues në fshatin Mollas, ka qenë duke drejtuar motoçikletën, ku ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.
Për pasojë, ai ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.