Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Vizat/ Gjosha-Cakajt: Lëri targat diplomatike, kërko urgjent dialog me palën holandeze

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Vizat/ Gjosha-Cakajt: Lëri targat diplomatike, kërko urgjent dialog me palën holandeze

Ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha ka reaguar në një deklaratë për shtyp lidhur me votimin e parlamentit holandez për rikthimin e vizave për shqiptarët.

Gjosha e quajti këtë votim një “ngjarje të jashtëzakonshme që prek gjithë qytetarët shqiptarë dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë”.

Ish-deputetja i bën thirrje ministrit Cakaj që të lërë targat e pasaportat diplomatike, por të kërkojë urgjent dialog me palën holandeze për të frenuar këtë fenomen. Po ashtu, Gjosha në deklaratën e saj u drejtohet edhe ministrit të Brendshëm Lleshaj dhe kryeministrit Rama.

Fjala e plotë e Gjoshajt:

Jam sërish në këtë konferencë për shtyp për një ngjarje të jashtëzakonshme që prek sot të gjithë qytetarët shqiptarë dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Sot Parlamenti holandez ka votuar me 108 vota pro dhe 42 kundër për rikthimin e regjimit të vizave për shqiptarët, për shkak të kriminalitetit të lartë me origjinë shqiptare që ka shkaktuar një problematikë të madhe në vendin e tyre. Parlamenti më tej kërkon ti drejtohet Komisionit Europian që të miratojë këtë kërkesë, qoftë edhe vendosjen e vizave vetëm për Mbretërinë e Bashkuar, dhe rikujtoj këtu që çdo vend i Bashkimit Europian, flas këtu për një procedurë të miratuar vite më parë, ka të drejtë t’i kërkoj Komisionit Europian rikthimin e vizave nëse atyre u cenohet siguria e tyre kombëtare. Dhe në këtë rast pikërisht bëhet fjalë për sigurinë kombëtare të tyre, për sigurinë e qytetarëve të tyre, për shkak të krimit të lartë, i cili tashmë është eksportuar nga pala shqiptare. Ky vendim i paprecendtë, të cilin e kam paralajmëruar shumë kohë më parë, që pas konkluzioneve të Këshillit në Qershorin e kaluar, po vendos në rrezik një të drejtë të qytetarëve tanë, të fituar 10 vjet më parë për të lëvizur të lirë në hapësirën Shengen. I bëj thirrje Ministrit të Jashtëm, të komanduar në mënyrë antikushtetuese të mos merret më me targat dhe pasaportat diplomatike, por në mënyrë urgjente të kërkojë dialog me palën holandeze për të frenuar këtë fenomen, që mund të marrë përmasa të papërshkrueshme në debatin e ardhshëm të Këshillit, pra të vendeve anëtare. I bëj thirrje Ministrit të Brendshëm të ndalë menjëherë arrestimet e qytetarëve që protestojnë paqësisht në të drejtën e tyre, dhe të merret seriozisht me të gjitha instancat që ai drejton, për të luftuar krimin e organizuar që nuk ka destabilizuar tashmë jo vetëm Shqipërinë, por është prezent përtej kufijve tanë. I bëj thirrje të nisë urgjentisht bashkëpunimin me institucionet e rendit të Hollandës dhe të vendeve të tjera anëtare, për të goditur në partneritet këtë fenomen që po cënon rëndë të drejtat e të gjithë qytetarëve shqiptarë. I bëj thirrje Kryeministrit të ndalë arrogancën, memet, fyerjen dhe përçmimin që po i bën në mënyrë të përditshme Shqipërisë dhe shqiptarëve, të gjejë urgjentisht një rrugëdalje dhe zgjidhje për këtë vendim, i cili do të mbajë peng të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Të vetmen arritje që në fakt e gjeti gati qeveria Rama, sot po e zhbën për shkak të asaj ç’ka konfirmuar disa kohë më parë edhe vetë DASH, ku Shqipëria është kthyer tashmë në një vend operacional, i cili rrezikohet krimi i organizuar dhe kjo kalon përtej kufijve shqiptarë, duke rrezikuar Europën dhe mbarë botën.

Sot të nderuar qytetarë, ka marrë fund edhe vendimi për çeljen e negociatave të Shqipërisë  në muajin qershor. Nuk është opozita ajo që mban peng këtë proces historik të vendit tonë, por është krimi i organizuar, korrupsioni në nivele të larta, numri alarmant i azilkërkuesve që kanë pushtuar kufinjtë europianë, shkelja që i është bërë marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit në mungesën e transparencës dhe konkurrencës në tendera, keqqeverisja dhe kapja e shtetit.

Sot gjithsecili nga ne ndihet i lënë në baltë nga njerëzit që e drejtojnë këtë vend dhe që çdo ditë e dëmtojnë rëndë imazhin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Partneriteti i shtetit me krimin, po dhunon çdo moment të drejtat e qytetarëve shqiptarë, po dhunon lirinë e lëvizjes, po dhunon ëndrrën evropiane të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Faleminderit.

Tags: dialogGent CakajtkerkoKlajda Gjoshapala holandezerikthimivizat

TË LIDHURA

Rama prezanton kandidatët për zgjedhjet e pjesshme lokale, kryeministri batuta me kandidaten eVlorës
Politikë

Rama prezanton kandidatët për zgjedhjet e pjesshme lokale, kryeministri batuta me kandidaten eVlorës

10:24 | 07/11/2025
Miratohet paga prej 1 trilionë dollarësh për Elon Musk te Tesla
Ekonomi

Miratohet paga prej 1 trilionë dollarësh për Elon Musk te Tesla

10:21 | 07/11/2025
“Rritja e pagës minimale do të vazhdojë deri në fund të mandatit”/ Rama në podcastin “Flasim”
Politikë

“Rritja e pagës minimale do të vazhdojë deri në fund të mandatit”/ Rama në podcastin “Flasim”

09:51 | 07/11/2025
Next Post
Asambleja/ Duka kërkon ndihmën e Prokurorisë: Të luftojmë trukimin në futboll

Skandali i FSHF në Asamble, Kosovën e bën pjesë të Serbisë

ANALIZA/ Djegia e Notre-Dame de Paris, pse shqiptarët që qajnë janë hipokritë

ANALIZA/ Djegia e Notre-Dame de Paris, pse shqiptarët që qajnë janë hipokritë

12-vjeçarja vetëvaret në litar, tallej nga bashkëmoshatarët (foto)

12-vjeçarja vetëvaret në litar, tallej nga bashkëmoshatarët (foto)







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025




TË FUNDIT

Rama prezanton kandidatët për zgjedhjet e pjesshme lokale, kryeministri batuta me kandidaten eVlorës
Politikë

Rama prezanton kandidatët për zgjedhjet e pjesshme lokale, kryeministri batuta me kandidaten eVlorës

by mirseda
10:24 | 07/11/2025
0

Të dielën e 9 nëntorit do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki të vendit....

Miratohet paga prej 1 trilionë dollarësh për Elon Musk te Tesla

Miratohet paga prej 1 trilionë dollarësh për Elon Musk te Tesla

10:21 | 07/11/2025
Sylvinho publikon listën për sfidat e nëntorit, i beson “gardës së vjetër”

Sylvinho publikon listën për sfidat e nëntorit, i beson “gardës së vjetër”

10:16 | 07/11/2025
“Rritja e pagës minimale do të vazhdojë deri në fund të mandatit”/ Rama në podcastin “Flasim”

“Rritja e pagës minimale do të vazhdojë deri në fund të mandatit”/ Rama në podcastin “Flasim”

09:51 | 07/11/2025
“Jam shkatërruar, ndjej sikur po humbas mendjen”volejbollistja e Dinamos për DW

“Jam shkatërruar, ndjej sikur po humbas mendjen”volejbollistja e Dinamos për DW

09:42 | 07/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com